1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dënohet dhuna në Iran

Presidenti amerikan Barack Obama, ka dënuar ashpër dhunën e policisë dhe milicëve paramilitarë kundër demonstruesve në Iran.

Barack Obama

Barack Obama dënon dhunën në Iran

SHBA-ja dhe bashkësia ndërkombëtare janë të shqetësuara dhe të indinjuara thellë nga kërcënimet, keqtrajtime dhe arrestimet e demonstruesve, deklaroi Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan tha se politika e vendit të tij ndaj Iranit, varet nga gjendja dhe zhvillimet në këtë vend, të cilat aktualisht nuk mund të parashikohen. "Unë e kam bërë të qartë se SHBA-ja e respekton sovranitetin e Republikës Islamike të Iranit dhe kjo nuk është përzierje në punët e brendshme. Por, ne duhet të mbështesim kurajon dhe dinjitetin e popullit iranian dhe dëshirën për krijimin e një shoqërie të hapur. Ne dënojmë dhunën ndaj civilëve kudo në botë. Populli iranian po përpiqet të hap debatin për ardhmërinë e vet, ndërkohë që disa vetë në Iran, në veçanti përfaqësuesit e qeverisë, po përpiqen që ta evitojnë këtë debat me pohimet, se ai është hapur nga SHBA-ja dhe vendet tjera perëndimore. Një strategji e tillë më nuk funksionon në Iran", theksoi presidenti Obama.

Ministrja e Jashtme amerikane, Hillary Clinton ka telefonuar me homologët e saj gjermanë, francezë dhe britanikë, Frank-Walter Steinmeier, Bernard Kouchner dhe David Miliband. Ministria e Jashtme kumtoi, se në sfondin e samitit të G-8-tës, në Trieste të Italisë do të zhvillohet edhe një takim kushtuar politikës ndaj Iranit. Franca, Finlanda dhe Suedia kanë kërkuar takime me ambasadorët e Iranit në këto vende. Ndërkohë Këshilli i Mbikqyrësve ka vendosur që të shtyjë shpalljen e rezultateve zyrtare zgjedhore të parashikuara për sot edhe për pesë ditë të tjera. Mirëpo Këshilli ka hedhur kategorikisht poshtë, mundësinë e anulimit të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas rezultateve të para, presidenti aktual Mahmud Ahmadinexhad ka fituar edhe një mandat tjetër. Opozita po demonstron për ditë të tëra me shpjegimin se rezultatet janë manipuluar.

Autor : Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama



  • Data 24.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IXzX
  • Data 24.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IXzX