1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dënohet ashpër vrasja e ambasadorit rus - të shtëna edhe pranë ambasadës amerikane në Turqi

Në Turqi vritet ambasadori rus Karlov, në një galeri të arteve. KS, Rusia, Turqia dhe vende të tjera e dënojnë aktin e tmerrshëm. Të shtëna pranë ambasadës amerikane.

Këshilli i Sigurimit i OKB e ka "denuar ashpër" vrasjen e ambasadorit rus në Turqi dhe e ka quajtur ate si "sulm terrorist". Asnjë sulm terrorist nuk mund të justifikohet, pavarësisht motivet dhe aktorët e vrasjes", kumtoi kryesuesi i KS të OKB, Román Oyarzun në Nju Jork. KS i ka shprehur ngushëllime familjes së diplomatit të vrarë rus Andrej Karlov.

Karlov është vrarë mbrëmë në një galeri arti në Ankara nga një polic 22-vjeçar, i cili më pas është vrarë nga forcat e sigurisë. Policia nuk ka qenë në shërbim dhe pas atentatit ka bërtitur "Allahu Akbar" (Zoti është i madh). Ndërsa më pas në turqisht tha: "Mos harroni Sirinë, mos harroni Aleppon" dhe "të gjithë tiranët do të nxirren para drejtësisë".

Gjatë sulmit është plagosur edhe një person tjetër. Policia ndërkohë ka arrestuar gjashtë persona, prindërit, motrën dhe dy persona të afërt të atentatorit, njofton agjencia e lajmeve Anadolu. Është arrestuar edhe një peson që ka banuar së bashku me atentatorin.

Të shtëna të tjera

Ndërkohë agjencitë e lajmeve kanë njoftuar për të shtëna edhe në afërsi të ambasadës amerikane. Por autoritetet amerikane kanë vendosur që të mbyllin përkohësisht ambasadën dhe të gjitha përfaqësitë diplomatike amerikane në këtë vend. Personi që ka shtënë në afërsi të ambasadës amerikane është arrestuar dhe gjendet në burg. Nuk ka të dhëna për pasoja në njerëz.

Hetimet për sfondin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe ai i Turqisë Erdogan e kanë denuar ashpër vrasjen e ambasadorit. Por të dy ata kanë deklaruar se qëllimi i atentatorëve dhe atyre që kanë dhënë urdhër për këtë sulm ka qenë prishja e raporteve mes Rusisë dhe Turqisë. "Banditët do të denohen. Ne duhet të dimë se kush ka dhënë urdhër për këtë sulm", tha Putin. Ndërsa Erdogan konfirmoi se dje ka biseduar me Putinin me të cilin kanë rënë dakord për një luftë edhe më të denjë kundër terrorizmit.

bc/cr/kle (rtr, afp, dpa)