1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dënohet ashpër sulmi në Moskë

Sulmi i rëndë terrorist në aeroportin Domodedovo të Moskës është dënuar ashpër prej shumë qarqeve të brendshme dhe të jashtme politike.

default

Aeroporti Domodedovo i Moskës

Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon foli për një akt të tmerrshëm dhe të papranueshëm, i cili nuk mund të justifikohet me asgjë. Kancelarja gjermane Angela Mekrel e quajti sulmin "një akt burracakërie".

Këtë sulm e ka dënuar ashpër edhe presidenti amerikan Barack Obama. Deklaratën e Obamës e lexoi zëdhënësi i tij Robert Gibbs. "E dënoj rreptësisht këtë akt terrorist kundër popullit rus në aeroportin Domodedovo. Dua të shpreh solidaritetin e popullit amerikan me popullin rus për shkak të këtij sulmi kundër civilëve të pafajshëm. Mishelle dhe unë i shprehim ngushëllime familjeve të viktimave", theksoi Obama.

Russland Präsident Medwedew bei einem Meeting mit Yuri Chaika nach dem Anschlag am Flughafen Moskau Domodedovo

Presidenti rus, Medvedev

Ndërsa presidenti i Rusisë Medvedev tha, se në këtë aeroport janë shfaqur mangësi në siguri dhe paralajmëroi forcimin e këtyre masave. Masat e sigurisë janë ngritur në një nivel më të lartë në të gjtihë vendin. Presidenti Medvedev ka shtyrë udhëtimin e tij të planifikuar për në forumin ekonomik në Davos. Autoritetet ruse janë të mendimit se pas këtij sulmi qendrojnë terroristë dhe persona vetëvrasës nga vendet e Kaukazit Verior. Si pasojë e sulmit të djeshëm në këtë aeroport kanë vdekur të paktën 35 persona, ndërsa janë plagosur më shumë se 150 të tjerë. Ndër të plagosurit është edhe një pasagjer gjerman.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 25.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/102f7
  • Data 25.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/102f7