1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dënimi i Kodorkovskit i vë pikëpyetje modernizimit të Rusisë - masa e dënimit ende e hapur

Dënimi i Kodorkovskit dhe Lebedjevit nuk vjen papritur. Procesi gjyqësor ishte fund e krye një proces politik - me pasoja të gjera politike.

default

Për një proces gjyqësor të lirë dhe korrekt nuk mund të flitet. Ishte një proces politik, i cili ndoqi fare qartësisht direktivat nga lart. Edhe nëse nuk njihet masa e dënimit, duhet të llogaritet që Kodorkovski dhe Lebedjevi do të qendrojnë të paktën deri në mes të vitit 2012 në burg- pra deri pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale ruse në pranverë 2012. Ndoshta deri në vitin 2017.

Duhet të supozohet fort, se edhe në procesin e dytë kundër Kodorkovskit dhe Lebedjevit të ketë qenë forca shtytëse pas dënimit ish-presidenti rus dhe kryeministri aktual Vladimir Putin. Që prej arrestimit të dy sipërmarrësve rusë të naftës para më shumë se shtatë vjetësh, një tezë mjaft e përhapur thotë se Putini do ta ndëshkojë Kodorkovskin, sepse ky është përzier në politikën ruse dhe donte të pozicionohej kundër Putinit. Sipas kësaj teze, Putini e vështron Kodorkovskin si armikun e tij të betuar personal, ndaj të cilit ai nuk do të tregojë butësi me sa duket edhe këtë herë.

Në përputhje me këtë interpretim është edhe që Putini kërkoi vetëm pak ditë më parë shprehimisht dënimin e Kodorkovskit. Ky ishte një gabim i rëndë, sepse udhëheqja ruse përpiqet me të gjitha forcat, që të ruajë përshtypjen e një procesi gjyqësor të pavarur. Presidenti Medvedjev u tregua shumë më i zgjuar kur konstatoi në fundjavë, që askush - as edhe një president dhe asnjë nëpunës i lartë shtetëror, me këtë kihej parasysh Putini - nuk duhet të shprehet para një dënimi për një proces gjyqësor në vazhdim. Ndoshta presidenti Medvedjev pati parasysh kur shqiptoi këto fjalë pasojat largvajtëse të një dënimi.

Sepse dënimi i diskutueshëm i Kodorkovskit dhe Lebedjevit është një hap i rëndë pas për politikën reformuese të presidentit Medvedjev, edhe një frenim i ashpër i partneritetit të Rusisë me Perëndimin. Është më shumë se për të ardhur keq, që udhëheqja politike në Rusi nuk dëshiron të kuptojë, që modernizimi i propaganduar vazhdimisht i Rusisë bëhet i mundur vetëm nëpërmjet ndërtimit të strukturave të shtetit juridik. Dënimi i Kodorkovskit në një shfaqje absurde gjyqësore i ndëshkon si gënjeshtra të gjitha këto përpjekje. Fjalime të bukura dhe fushata të shtrenjta publiciteti në botën e jashtme nuk bëjnë dobi këtu. Me dënimin e Kodorkovskit i vihet pikëpyetje të gjithë projektit të modernizimit të udhëheqjes shtetërore ruse.

Në botën e jashtme, procesi kundër Kodorkovskit është kthyer prej kohësh në një simbol të mungesës së shtetit juridik në Rusi. Për më tepër: ai është një test lakmusi për një partneritet të vërtetë. Sepse sado të jenë të interesuara aktualisht Evropa dhe SHBA për marrëdhënie të mira me Rusinë, aq më fort do të zërë rrënjë mendimi se një Rusie të formësuar nga Putini nuk mund t'i besosh.

Po Mikhail Kodorkovski dhe partneri i tij i biznesit, Platon Lebedjev janë kthyer jo vetëm në botën e jashtme në figura simbolike për një Rusi të lirë, të drejtë dhe demokratike. Dhe të tillë dy manjatët e naftës nuk kanë qenë kur i arrestuan në vitin 2003. Por trajtimi haptas i padrejtë dhe ndëshkimi i motivuar qartësisht politikisht i kanë kthyer ata në sytë e shumë rusëve në heronj të pathyeshëm të një lufte kundër një regjimi të korruptuar dhe arbitrar.

Autor: Ingo Mannteufel

Redaktoi: Auron Dodi

DW.COM

  • Data 28.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zqUy
  • Data 28.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zqUy