1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dënime për mëkatarët - BE paraqet propozimet për reformën e paktit të stabilitetit

Bëhet fjalë për ndryshimet më të mëdha në mënyrën e drejtimit të zonës, që ka monedhë të përbashkët euron prej vitit 1999.

default

Komisioni Evropian intensifikon masat

Komisioni i BE të mërkurën (29.09.2010) prezantoi në Bruksel propozimet e para legjislative për intensifikimin e paktit të stabilitetit të euros. Komisionieri përgjegjës për financat Olli Rehn ndjek një kurs të ashpër reformash, që mbështetet nga Gjermania. Propozimet janë aq drastike, saqë Presidenti i Komisionit José Manuel Barroso deshi t'i prezantojë personalisht. Përpara se finlandezi Olli Rehn të propozonte hollësitë, Barroso mbajti një fjalim dhe aty ceku edhe demonstratat masive në Bruksel. Disa dhjetëra mijëra vetë nga e gjithë Evropa të mërkurën (29.09.2010) protestuan kundër shkurtimeve të pritura sociale. Por propozimet janë pikërisht për to, tha Barroso.

EU Jose Manuel Barroso zu Defizitabbau in Brüssel

Presidenti i Komisionit Barroso gjatë konferencës për shtyp të mërkurën (29.09.2010)

"Nuk ka asgjë gratis, as defiçit. Defiçiti duhet kompensuar. Dhe këto para nuk mund të shpenzohen më për arsim, shëndetësi, apo pensione. Këto duhet të ishin prioritetet e një Evrope në plakje. Buxhetet publike të pabalancuara dhe borxhet e larta janë në fakt josociale.“

Dënime të menjëhershme

Po të varet prej komisionit, mëkatarët e deficitit në të ardhmen duhet si të thuash të disiplinohen automatikisht dhe në rast nevoje të ndëshkohen ashpër. Këshilli i shteteve anëtare nuk do të duhej të miratonte më sanksione, por mund t'i shmangte ato me shumicën e kualifikuar. Duhen kuptuar më shpejt dhe zgjidhur zhvillimet e padëshirueshme. E re është se Komisioni krahas borxhit në total dhe deficiteve buxhetore do të vëzhgojë me vemendje edhe gjëra të tjera, që kanë luajtur një rol të madh në krizën e fundit. Komisioneri për çështjet monetare Rehn përmendi mungesën e aftësisë të vendeve të Mesdheut për konkurrencë si dhe rritjen astronomike të çmimeve të imobilieve në Spanjë dhe Irlandë.

"Ne propozojmë një sistem vlerësimi në bazë të treguesve ekonomikë dhe të politikës financiare në fushën e shpenzimeve të njesuara për rrogat, në zhvillimin e llogarive rrjedhëse dhe çmimeve të imobilieve."

Olli Rehn

Komisioneri për çështjet monetare Olli Rehn

Rezistencë e shteteve kundër reformave

Barroso e di natyrisht që ndërhyrje të tilla në politikën e secilit shtet krijojnë rezistencë, në rradhë të parë tek ato, që shkelin kriteret e stabilitetit. Franca për shëmbull nuk do që "fati i një vendi të lihet në dorë të ekspertëve", siç u shpreh ministrja e Financave, Christine Lagarde. Por Barroso e paraqiti komisionin si avokat të qytetarëreve, nqs është nevoja, kundër qeverive të tyre.

"Këto propozime nuk mund të jenë të dëshiruara në të gjitha shtetet anëtare. Por komisioni ka detyrë, që të ketë kujdes që qytetarët të mos paguajnë sot taksa për diçka, e cila nesër t'u kthehet fare pak, ose aspak."

Por pa shtetet anëtare propozimet nuk mund të vihen në jetë. Aty qëndrojnë përballë njeri-tjetrit kundërshtarë si Franca dhe përkrahës si Gjermania. Por mëkatarë për defiçitin ata janë thuajse të gjithë. Deri tani ata nuk janë dënuar, megjithëse kanë marrë një letër paralajmëruese nga Brukseli. Kriza e euros mund të ushtrojë presionin e duhur, që këtyre zvarritjeve t'u vijë fundi.

Autor: Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 30.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PQ7s
  • Data 30.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PQ7s