1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Dënime me deri shtatë vjet burgim për anëtarë të El Kaidës

Në Dyseldorf, Gjykata e Lartë e Landit dënoi me burgim disa mbështetës të El Kaidës. Tri të akuzuarit sipas kësaj do të bëjnë deri shtatë vjet burgim.

Prej majit 2006 treshja ndodhej para gjyqit e akuzuar për anëtarësi dhe mbështetje të rrjetit terrorist të El Kaidës si dhe mashtrimit në sigurime. Burrat u arrestuan para dy vjetësh dhe kishin jetuar në tri qytete të ndryshme. Banesës së të akuzuarit kryesor, një siriani, në kuadër të një aksioni përgjimi i kishin vënë mikrofonë përgjues. Pas kësaj, për 150 ditë me radhë atje u përgjuan të gjitha bisedat. Protokollet e përgjimit u lejuan të përdoren si dëshmi, siç e kishin kërkuar avokatët federalë. Gjykata nuk pati mundësi t'i shfrytëzojë të gjitha, deklaroi zëdhënësi Ulrih Toole:´"Ishte shumë e vështirë të kuptoje se çfarë flitej. Kjo kishte të bënte me faktin se kishte zhurma të tjera, gjithmonë rrinte hapur televizori dhe natyrisht, si zakonisht në diskutime, njerëzit flisnin njëkohësisht. Për autoritetet hetimore, edhe për gjykatat, kjo është dicka e re. Ne kemi shumë shpesh të bëjmë me përgjime telefonatash. Këto normalisht janë me kualitet shumë më të lartë dhe më të lehta për t'u përgjuar, edhe për faktin se në telefon njerëzit nuk flasin njëkohësisht, por njëri pas tjetrit."

Mbrojtja: përgjimi shkelje e kushtetutës

Nga pikëpamja e mbrojtësve, përgjimi ishte një shkelje e kushtetutës në të drejtën bazë të klientëve të tyre për paprekshmërinë e banesës. Ata do ta diskutojnë këtë çështje në gjykatën kushtetuese. Para tri vjetësh ajo e miratoi të ashtuquajturin përgjim të madh të banesave vetëm me kushtin që bisedat e përgjuara të kenë përmbajtje të dënueshme penalisht dhe kur dënimi maksimal për veprat penale është më shumë se pesë vjet. "Në rastin tonë, ne mendojmë që ka pasur një përgjim 24 orësh. Nuk kishim vetëm përgjim të hapësirës banuese, kishte përgjim me video dhe kishte edhe vëzhgime me persona. Dhe një përgjim të tillë të plotë, Gjykata Kushtetuese e quajti antikushtetuese."
Senati i mbrojtjes kushtetuese nën drejtimin e Otmar Breitling e sheh ndryshe këtë zhvillim dhe thekson se përgjimi i banesave është një instrument i fortë për të luftuar aktet penale më të rënda.

  • Data 06.12.2007
  • Autor Martin Höke / Düsseldorf (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CXbY
  • Data 06.12.2007
  • Autor Martin Höke / Düsseldorf (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CXbY