1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dënim me vdekje por me mundësi faljeje

Në procesin për vrasje kundër bashkëshortes së politikanit të lartë kinez Bo Xilai, tashmë i shkarkuar nga detyra, gjykata ka shpallur vendimin. Gu Kailai dënohet me vdekje, por vlen një afat faljeje prej dy vjetësh.

Bo Xilai dhe Gu Kailai

Bo Xilai dhe Gu Kailai

Në procesin për vrasje kundër bashkëshortes së politikanit të lartë kinez Bo Xilai, tashmë i shkarkuar nga detyra, gjykata ka shpallur vendimin. Gu Kailai dënohet me vdekje, por vlen një afat faljeje prej dy vjetësh. Nëse Gu nuk kryen akte penale gjatë dy vjetëve të ardhshëm dënimi me vdekje mund të kthehet në dënim me burgim të përjetshëm. Një punonjës i shtëpisë së Gu, i akuzuar për dhënie ndihme për vrasjen, u dënua me nëntë vjet burg. Të dy të akuzuarit kishin pranuar fajin.

Gu akuzohet se me ndihmën e biznesmenit Neil Heywood është përjekur të nxjerrë para jashtë vendit. Kur plani rrezikonte të zbulohej ajo e helmoi biznesmenin për të mos rrezikuar karrierën politike të bashkëshortit Bo Xilai. Pas zbulimit të skandalit të vrasjes, e cila shkaktoi reagime të forta në Partinë Komuniste kineze në pushtet, Xilai humbi të gjitha postet politike, ndër të tjera edhe vendin në byronë politike shumë të fuqishme.

Policia pranoi gjatë procesit manipulim të provave në favor të Gu-së. Në seancën gjyqësore u lejuan vetëm mediet shtetërore.

Kinezët shumë të interesuar për procesin

Kinezët shumë të interesuar për procesin

Fillimisht u fol për helmim me alkohol

Heywood u gjet i vdekur në nëntor 2011 në një hotel luksoz në qytetin Chongqing në Kinën qendrore. Kufoma u dogj shpejt dhe pa autopsi. Diagnoza zyrtare fillimisht ishte helmim nga alkoholi. Por dyshimet ndaj kësaj deklarate nuk vonuan. Siç thuhet, policët në qytetin 30-milionësh Chongqing, kishin theksuar se nuk ishin të gatshëm të nënshkruanin një dëshmi për vdekjen nga alkoholi të biznesmenit britanik. Pak më vonë shefi i policisë lokale u shkarkua pa asnjë argumentim.

Goditje për konservatorët e majtë

Bo Xilai ishte në atë kohë kryetar i Partisë Komuniste në Chongqing dhe konsiderohej kandidat me shanse të mira për një post në komisionin e përhershëm të byrosë politike. Në vazhdën e skandalit rreth vrasjes së britanikut Heywood ai humbi pushtetin dhe prej muajsh nuk është shfaqur në jetën publike. Rënia e tij konsiderohet shuplakë e rëndë për të ashtuquajturën "e majta e re" në Partinë Komuniste të Kinës. Bo ishte kthyer në një galion të lëvizjes së re neo-maoiste të konservatorëve të majtë. Me ndihmën e tij ata shpresonin të zgjeronin influencën dhe t'i kundërviheshin kursit me orientim nga tregu të reformatorëve.

  • Data 20.08.2012
  • Autor AG/Eliana Xhani
  • Fjalët kyç kina, bo xilai
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15ssK
  • Data 20.08.2012
  • Autor AG/Eliana Xhani
  • Fjalët kyç kina, bo xilai
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15ssK