1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Dënim adekuat

Në Dyseldorf përfundoi të enjten procesi kundër grupit të i Sauerlandit. Katër burrat u dënuan me shumë vite burgim. Paul-Elmar Jöris mendon se vendimi ishte adekuat, kur merren parasysh veprat, për të cilat akuzoheshin

default

Atilla Selek, majtas dhe Adem Yilmaz prapa, dy të akuzuar në sallën e gjyqit

10 muaj proces, 65 ditë paraqitje dëshmish, mbi 600 dosje me 1.700 faqe. Ishte ky një proces i jashtëzakonshëm. Të akuzuar ishin katër burra të rinj nga Gjermania, pjesëtarë të Xhihadit, që donin të luftonin kundër të pafeve në Gjermani. Ata janë verbuar nga urrejtja dhe kanë dashur të vrasin 100, 150, apo dhe më shumë njerëz. Të befason edhe më shumë fakti, kur sheh se sa pak dinë ata për fenë islame. Hetimet e policisë ishin shumë të thella. Gati 600 nëpunës tërë kohën mbanin nën mbikqyrje aktivitetetet e tyre.

I pazakonshëm ishte edhe zhvillimi i procesit gjyqësor. Në ditën e 15-të të procesit të akuzuarit pranuan fajin. Dëshmitë e tyre sollën nohuri të reja për strukturën e terrorizmit ndërkombëtar. Tani e dimë, se si pjesëtarët e Xhihadit shkojnë në kampet e stërvitjes dhe përgatiten. Kur në Bundestag u shtrua çështja, nëse duhet dënuar vetë qendrimi në kampe të tilla, kishte rezerva se do të dënohej ndoshta vetë përcaktimi shpirtëror. Procesi ka bërë të qartë se ai, që shkon në stërvitje, nuk do të përfitojë asnjë vlerë të re fetare. Ai do të mësojë të vrasë. Para së gjithash të akuzuarit kanë shpjeguar, se si janë futur në strukturën islamiste terroriste. Ata kanë përjetuar kriza në familje dhe kanë humbur orientimin. Nuk kanë ditur më se çfarë ështe e drejtë dhe çfarë gabim. Në këtë moment kritik kanë qenë të ndjeshëm dhe të hapur për predikuesit dhe propagandën e të vetëshpallurës "luftë të shenjtë" të islamistëve kundër Perëndimit. Këta të rinj kanë menduar se kanë gjetur një familje të re. Prandaj një rezultat tjetër i këtij procesi është, se ku duhet investuar më shumë, për të evituar përsëritjen e një radikalizimi të tillë.

I jashtëzakonshëm ishte edhe transformimi i të akuzuarve. Tre prej tyre pranuan menjëherë dënimet, ndërsa njëri tha se do të flejë një natë dhe të mendojë deri nesër. Kur merret parasysh vepra e tyre, edhe të akuzuarit e kanë kuptuar se dënimi është i përshtatshëm. Ata e kanë kuptuar fajin dhe janë të gatshëm të përballen me pasojat. Ata janë penduar dhe mund të shpresohet se një ditë do t'i rikthehen jetës normale në shoqëri.

Autor: Paul-Elmar Jöris/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 05.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MKhR
  • Data 05.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MKhR