1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dëmtohet imazhi i Turqisë në Lindjen e Mesme

Një vit pas shtypjes së lëvizjes së protestës në Gezi qeveria turke ka humbur prestigjin në vendet e Lindjes së Mesme.

Në "Pranverën Arabe" të vitit 2011 pas përmbysjes së sundimtarëve despotikë në Tunizi dhe Egjipt Turqia e Erdoganit u përpoq të paraqitet si model për rajonin. Një qeveri, që mbron vlerat e saj islame, por në të njëjtën kohë fiton zgjedhjet demokratike dhe drejton një vend me një ekonomi të suksesshme tregu sipas modelit perëndimor. Ky ishte imazhi, që deshën të përcillnin Erdogani dhe partia e tij konservatore islame AKP. Por më pas me fillimin e trazirave përreth parkut Gezi në Stamboll pamjet e ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës dhe pompa uji u shfaqën edhe në ekranet e vendeve të Lindjes së Mesme.

Türkei Ministerpräsident Tayyip Erdogan in Istanbul

Rexhep Tayyip Erdogan

"Reagim autoritar" në Gezi

Shtypja e protestave masive të vitit 2013 i ka shkaktuar dëm serioz imazhit të Turqisë, thotë Murat Somer, politolog në Universitetin Koc të Stambollit. "Për qytetarët në Lindjen e Mesme, të cilët vetë kërkojnë më shumë demokraci dhe respektim të të drejtave të njeriut, përgjigjet autoritare ndaj protestave, si ajo e qeverisë së AKP në Turqi, ishin më se të njohura nga vendi i tyre", tha Somer në bisedë me DW.

Kështu që jo protesta në vetvete, por reagimi i qeverisë ndaj lëvizjes së protestës e ka shkatërruar imazhin e AKP si një parti, që bashkon me njëra-tjetrën vlerat myslimane-konservatore dhe liberal-demokratike", shtoi politologu. Qeveria e Erdoganit e ka humbur shansin, për t'i treguar se njerëzve në Lindjen e Mesme, se si veprohet në një demokraci të vërtetë me protestat.

Një sinjal reflektues për protestat e protestave në vendet e tjera

Reagimi i Erdoganit ndaj trazirave në Gezi e "ka dëmtuar shumë legjitimitetin e tij demokratik", tha edhe politologu Fethi Acikel nga universiteti i Ankarasë. "Kjo është shqetësuese për çdo qeveri në botë, ose të paktën duhej të ishte shqetësuese."

Nga këndvështrimi i politologut nga Stambolli Somer shtypja e demonstratave në Gezi dhe mungesa e mëvonshme e ndryshimeve politike në partitë politike dhe parlament ishin edhe një sinjal i qartë për lëvizjet antiqeveritare në vendet e tjera. "Protestat në Gezi kanë treguar kufijtë e lëvizjeve të reja protestuese të decentralizuara që nga Turqia në Brazil, të cilat nuk kanë në bazë parti politike, apo lëvizje sociale", thotë Somer.

Erneute Proteste in der Türkei 06.07.2013

Protestat në Stamboll, 2013

"Soft Power" turk i dobësuar

Një pjesë të konsiderueshme të reputacionit, që Turqia e kishte fituar në vitet e fundit në Lindjen e Mesme, e ka humbur përsëri në këtë mënyrë. Qëndrimi i qeverisë ndaj protestave turke në Gezi e ka dobësuar “SoftPower”, shkruante eksperti i Lindjes së Mesme Tarik Oguzlu në një analizë për tank think Orsam në Ankara. Si "SoftPower" cilësohet aftësia e një shteti për të ushtruar ndikim përtej kufinjve të tij me atraktivitetin e sistemit, vlerat dhe kulturën popullore.

"SoftPower" ka patur shumë rëndësi vitet e fundit për Turqinë në Lindjen e Mesme, por imazhi i vendit është dëmtuar për shkak të shtypjes së protestave në parkun Gezi, shkruante Oguzlu. Nëse Turqia do të shërbejë në të ardhmen si „burim frymëzimi“ për Lindjen e Mesme varet, nëse ai do të bëhet një demokraci e vërtetë liberale.