1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Dëmtimi i imazhit bëhet çdo kilometër edhe më i madh

Gazetat gjermane lidhur me protestat protibetiane dhe shuarjen e zjarrit olimpik në Paris

Shuhet zjarri olimpik në Paris

Shuhet zjarri olimpik në Paris

"Tageszeitung", që del në Berlin shkruan:

Pekini nxjerr shkumë dhe flet për sabotazhe. Ai ka dashur t´i shfrytëzojë lojërat olimpike si skenë për t´u prezantuar më së miri. Tani duhet të shohë i tmerruar, se si përjashtë kufinjve të tij po i ikën regjia nga dora. Pa ditur se ç´të bëjnë funksionarët e partisë ndjekin protestat në Paris dhe Londër, që mund të përsëriten së shpejti në San Francisco dhe në Delhi. Kalimi i flakës olimpike bëhet fanar politik, dëmtimi i imazhit bëhet më çdo kilometër edhe më i madh.

Offenbach-Post: "Duket si ironi, kur pikërisht Pekini lidhur me protestat në kalimin e zjarrit olimpik flet për sabotazh dhe cënim të idesë olimpike. Politika, edhe e jona, i rrotullohet temës së Tibetit nganjëherë në një mënyrë të paskrupullt, ashtu si dhe ekonomia që pret fitime miliardëshe nga lojërat olimpike. Funksionarët e lartë të sportit fshihen pas rregullave të kartave olimpike. Sportistët detyrohen të heshtin. Kina i fshin nga tavolina notat e protestës dhe nuk lë tibetianët dhe përkrahësit e tyre që të protestojnë. Flaka e lirisë dhe demonstruesit në të gjitha stacionet përreth botës ankohen. Kështu nuk mund të ketë një verë të bukur harmonike sportive."

Stuttgartet Zeitung: "Çfarë koincidencë e ngjarjeve. Elita e funksionarëve të sportit nga e gjithë bota takohet në Kinën feudale, u rrahin shpatullat njëri-tjetrit dhe garantojnë, se do të jenë të pranishëm në lojërat olimpike në verë. Në të njëjtën kohë në Paris shuhet zjarri olimpik. Avari tenike andej-këndej. Pas Londrës edhe në kryeqytetin e Francës manifestohet protesta kundër pushtetarëve të Kinës, që i përgjigjen me dhunë përpjekjeve të tibetianëve për më shumë pavarësi. Udhëheqja në Pekin dëshëronte simbolikë, tani ka simbolikë.

Gazeta "Der neue Tag" nga Weiden: "Që me protestën në ndezjen e zjarrit në Olimpian antike në Greqi u bë e qartë, se kalimi i flakës perreth globit nuk do të jetë ai "udhëtim i harmonisë sic e kishin përfytyruar organizatorët kinezë. Sepse sa më gjatë të kalojë flaka olimpike nëpër botë, aq më shpesh do të dalin në ekrane televizorësh protesta dhe kjo do ta demaskojë regjimin kinez të padrejtësisë."

Eßlinger Zeitung : "Shuarja e zjarrit olimpik është një simbol, simbol i demaskimit. Por pa lëvizur nga e vetja Pekini mbetet te interpretimi i tij, se demonstruesit kryejnë aksione sabotazhi të intrigantëve tibetianë. Në fakt pozicionime si ky demaskojnë përpjekjet e Kinës, dhe e kthejnë të gjithën në farsë.

  • Data 08.04.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/De4v
  • Data 08.04.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/De4v