1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Dëmet ekonomike nga përmbytjet në Gjermani

Disa banorë nuk mund ta besojnë se ç'po u ndodh. Përmbytjet rreth lumit Elbë kanë lënë pasoja shumë të rënda ekonomike. Por ka raste edhe kur njerëzit përfitojnë nga katastrofat.

Rruga nga Brandeburgu për në veri kalon përgjatë lumit Elbe, por kjo rrugë e bukur që kalon nëpër male, livadhe dhe fshatra të bukura është e bllokuar nga uji. Ndërsa autostrada 195 duhet të mbetet e hapur patjetër, për shkak të furnizimit të njerëzve që po përpiqen të evitojnë dëmet edhe më të mëdha të përmbytjeve. Por edhe këtu kërcënojnë përmbytjet.

Në një fshat në afërsi të kufirit mes Brandenburgut dhe landin Mecklenburg-Vorpommern kërcënon një katastrofë e madhe. Uji është vetëm edhe 50 metra larg nga shtëpitë e banimit. Banorët kanë frikë nga më e keqja. Tre njerëz të moshuar rrinë ulur dhe shikojnë lumin Elbe. Kaq shumë ujë nuk ka pasur kurrë, thonë ata. Por shpresojnë se nuk do të ndodhë më e keqja, sepse niveli nuk është rritur në disa orë të fundit.

Hochwasser Gaarz Brandenburg 11.06.2013

Gaarz -Brandenburg

Problemi është që niveli i ujit nuk do të bie as në ditët e ardhshme. Megjithatë njerëzit në qytezën Gaarz nuk kanë frikë. "Shtëpitë tona janë këtu kaherë", thotë Heike Mertens me tone optimiste. Diga është thyer për herë të fundit para 130 vitesh. Shpresojmë se do të qëndrojë.

Të rrethuar si në kazermë

40 kilometra më larg, në Neuhaus, uji është tema kryesore në kafene, në rrugë, në dyqane - gjithandej. Rreth 2500 njerëz jetojnë në këtë qytezë, e cila tani i ngjan një kazerme të rrethuar në të gjitha anët. Këtu kanë ardhur dhe rreth 2500 ndihmës të cilët po përpiqen të bllokojnë ujin me thasë të mbushur me zallë dhe me diga të ndryshme, për të shpëtuar fshatin nga vërshimet. Por ata kanë përgatitur edhe çadra, automjete për ndërhyrje të shpejtë, WC-lëvizëse për çdo eventualitet, etjer.

Hochwasser bei Neuhaus Niedersachsen 12.06.2013

Situatë kritike në Neuhaus nga përmbytjet

Banorët e Neuhaus kanë ndryshuar stilin e jetës sepse këtu jetojnë tani dyherë më shumë njerëz se më parë. Dyqanet dhe pikat e benzinës punojnë 24 orë në ditë. Në derë të një kafeneje shkruan: "Faleminderit të gjithë atyre që po na ndihmojnë". Në këtë kafene është shtuar puna dhe pronari punon madje me fitime më të mëdha.

"Ideja ka lindur spontanisht. Kemi thënë se do të angazhohemi të mbrohemi nga uji dhe të furnizohemi me gjërat e domosdoshme", shpjegon Frank Graf. Por ata kanë edhe probleme dhe mendojnë se disa gjëra nuk po shkojnë si duhet.

Humbjet e produkteve bujqësore

Për organizimin e dobët flet edhe Klaus Seebürger. Pak kilomentra më larg ai ka një fermë bio dhe mendon se shteti nuk po e ndihmon sa duhet. Me 25 bashkëpunëtorët e tij ai punon 1500 hektarë tokë dhe mbajnë gjedhe, dele dhe kafshë të tjera. Por ferma e tij është pikërisht në zonën e rrezikuar nga vërshimet. Shumë pjesë tani më janë nën ujë, ndërkohë që edhe të tjerat mund të përmbyten. Ai nuk mund të bëjë asgjë për të shpëtuar pasurinë.

Janë këto vërshimet e pesta në 11 vitet e fundit që kam përjetuar", thotë ai. Ndihma nga shteti ka marrë vetëm dy herë. "Më thonë: ju e dini se ku banoni dhe ky është problemi juaj."

Seebürger ende nuk e di se cilat do të jenë humbjet në fermën e tij por mendon se humbjet do të kapin shifra prej qindra mijëra euro. "Ne do të kemi nevojë për ushqim për dimër, sepse për fermat bio pas vërshimeve kjo është në veçanti e vështirë", pohon ai.