1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dëme të mëdha për mjedisin – Një muaj pas katastrofës në Gjirin e Meksikës

Më 20 prill shpërtheu në Gjirin e Meksikës platforma naftënxjerrëse "Deepwater Horizon". Qysh atëherë çdo ditë derdhen në det rreth 800 000 litra naftë duke kërcënuar zonat bregdetare në disa shtete të SHBA-së.

default

Pasojat janë dramatike dhe masat e marra prej koncernit BP të pamjaftueshme për përballimin e situatës

Zgjati gati një muaj derisa brezat e naftës mbërritën në tokë. Tani në brigjet e Luisianës janë të dukshme pasojat e aksidentit më të madh të naftës në histori.

"Pasojat akute dhe të menjëhershme duken te shpendët, shumica e të cilëve ngordhin në naftë, sepse u ngjiten puplat dhe duke u përpjekur t'i pastrojnë shpendët thithin naftë dhe ngordhin. Pasoja tjetër është ndaj florës detare, ripërtëritja e së cilës mund të zgjasë shumë kohë." - thotë Jörg Feddern, biolog dhe ekspert për naftën në Organizatën Greenpeace.

Ajo çka e vështirëson edhe më shumë situatën, është se zonat bregdetare të prekura mund të pastrohen me shumë vështirësi: "Krijohen rrjedha nafte, që prekin bimësinë. Nafta mund të pastrohet vetëm përmes proceseve të dekompozimit natyror. Bëhet fjalë për procese që mund të zgjasin me vite, për të mos thënë me dekada."

Të tjerë ekspertë janë disi më optimistë. Profesor Lorenz Schwark, gjeokimist në Universitetin e Kielit vë në dukje aftësinë rigjeneruese të sistemeve ekologjike: "Në shumë raste është e habitshme, se sa e shpejtë është faza e rigjenerimit. Pas krizës së Irakut u parashikua, që zonat detare të prekura prej aksidenteve me naftë si pasojë e luftës nuk do të rigjeneroheshin për dekada. Por sot mund të provohet që këto zona janë ritkhyer në gjenden e mëparshme.“

Ölpest / USA / Golf von Mexiko / BP / NO-FLASH

Në mënyrë që në breg të arrijë sa më pak naftë e papërpunuar, autoritetet e mjedisit të SHBA-së i lejuan fillimisht koncernit të naftës BP, poseduesi i platformës së mbytur, që të përdorë kimikatet për evitimin e shtresës së naftës në det. Kimikatet e shpërbënin filtrin e krijuar në naftës në bulëza të vogla, që zhyteshin nën sipërfaqen e ujit. Njö nga kimikatet qö öshtö përdorur öshtö Corex, qö sipas menaxherit tö firmös Bob Dudley: "Eshtë një substancë e padëshme, një lloj lënde shpëlarëse, jo toksike dhe e absorbueshme në mënyrë biologjike."

Ndërsa biologët dhe mbrojtësit e mjedisit si Jörg Feddern kanë një mendim tjetër: "Edhe substancat shpëlarëse janë të dëmshme, ne e dimë, që proceset e absorbimit të këtyre substancave mund të jenë të dëmshme. Nëse një aksident i tillë do të ndodhte në Gjermani, autoritetet nuk do ta lejonin përdorimin e substancave të tilla, duke argumentuar se dëmi është më i madh se dobia e tyre."

Ndërkohë autoriteti i SHBA-së për mjedisin e ka ndaluar përdorimin e Corexit nisur nga vështirësia për të parashikuar efektet e kësaj substance. Shtresa e naftës e shpërbërë në këtë mënyrë mund të dëmtojë ujërat nën sipërfaqen e detit.

Një tjetër problem krijohet nga absorbimi i naftës prej bakterieve nën ujë, gjë që shkakton uljen e ndjeshme të përqindjes së oksigjenit. "Shumë shkencëtarë kanë frikë, se nga mungesa e oksigjenit për organizmat që kanë nevojë për të siç janë p.sh. peshqit apo organizma të tjera të vogla mund të krijohen zona të ashtuquajtura të vdekjes.“ - sqaron Feddern.

Askush nuk mund ta thotë me saktësi se çfarë përmasash mund të ketë dëmi për mjedisin nga platforma e naftës "Deepwater Horizon" tashmë e zhytur nën ujë. Deri më sot nuk ka pasur një aksident të përmasave të tilla.

Autor: Rachel Gessat / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktor: Pandeli Pani

DW.COM

  • Data 24.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NVid
  • Data 24.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NVid