1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dëbimi i të huajve kriminelë - Referendum në Zvicër

Në Zvicër zhvillohet një referendum për dëbimin e të huajve, që shkelin ligjin. Partia e djathtë Popullore bën fushatë të ashpër.

default

Votuesve u bëhet thirrje me pllakatën: Ivan S. përdhunues, së shpejti zviceran?

Zviceranët, sipas përllogaritjeve të para, kanë votuar sot në masën 53%, për një nga ligjet më të ashpra për të huajt në Evropë. Sipas televizionit zviceran shumica ka votuar pro projektligjit, i cili do të lejonte që të huajt kriminelë të mund të dëboheshin menjëherë nga Zvicra pas dënimit të tyre. Arsye për dëbim mund të jenë sipas këtij ligji, përveç krimeve kapitale edhe përfitimi i ndihmës sociale përmes mashtrimit. Iniciativa për këtë ligj erdhi nga partia konservatore, Partia Popullore Zvicerane (SVP). Kryetari i kësaj partie Toni Brunner është shprehur: "Rreth 70-80% e të burgosurve në burgjet zvicerane janë të huaj, dhe me qëllim që të rrisim sigurinë në Zvicër, partia popullore synon dëbimin e kriminelëve në të ardhmen." Pas këtij rezultati pritet të anullohet edhe kundërpropozimi, që parashikon verifikime ligjore të mëtejshme të rastit përkatës, siç është e zakonshme në vendet e BE-së si Gjermania.

Mbështetësit e kësaj ideje pretendojnë se emigrantët janë më së shumti përgjegjës për krimet në Zvicër dhe se nuk duhet të lejohen të qëndrojnë aty. Kundërshtarët e kësaj ideje thonë se projektligji nuk do t'i ndalonte krimet, që gjithsesi janë të ulëta, por mund të dëbojë shumë prej atyre, që kanë jetuar gjithë jetën e tyre në Zvicër.

23% e popullsisë në Zvicër janë të huaj

Schweiz Wahlen Wahlplakate Ausschaffung

Poster i Partisë Popullore Zvicerane

Kjo është një nga kuotat më të larta në Europë. Meqenëse kombësia zvicerane nuk merret automatikisht, shumë të ashtuquajtur emigrantë jetojnë në Zvicër, që kur kanë lindur, megjithatë Patrick Freudiger i Partisë së djathtë Popullore Zvicerane mendon se ata nuk duhet të qëndrojnë aty, në qoftë se sillen keq.

"Ne kemi në Zvicër dy lloje të huajsh. Të huajt, që duan të punojnë dhe respektojnë ligjet tona, këto të huaj janë të mirëseardhur. Pastaj kemi të huajt e tjerë, të cilët nuk duan të punojnë."

Partia popullore zvicerane po bën fushatë të ashpër që grupi i dytë i të huajve të jetë i detyruar të largohet nga vendi dhe shumë zviceranë pajtohen me këtë. "Të huajt, që nuk janë të integruar në Zvicër dhe në sistemet tona dhe kryejnë delikte, është e qartë se duhet të largohen nga vendi. "Mendoj se kur të huajt vijnë këtu, ata duhet t'i përshtaten Zvicrës, duhet të marrin mentalitetin tonë dhe natyrisht nuk duhet të kryejnë krime."

"Këta njerëz duhet të dalin jashtë dhe është e ndaluar të kthehen. Nuk është e lejuar që ata të kthehen në vendin tonë."

Kundër krimit, apo kundër të huajve?

Deutschland Symbolbild Ausländer Bildung Sprache

Zvicra ndër vendet me numrin më të madh të të huajve në Evropë

Sigurisht jo të gjithë e kanë me të vertetë të qartë, nëse propozimi i largimit nga Zvicra vlen për kriminelët, të huajt, që nuk integrohen, apo thjesht për të huajt në përgjithësi. Analisti politik Georg Lutz beson se kjo është e gjitha pjesë e strategjisë së gjerë populiste. Vitin e ardhshëm ka zgjedhje të përgjithshme dhe politikat kundër të huajve sjellin vota.

"Ky votim nuk ka të bëjë me disa çështje komplekse ligjore për mënyrën se si të veprojnë me disa tipa të veçantë kriminelësh të huaj, ajo që duan të bëjnë shumica e njerëzve në këtë votim është të deklarohen kundër të huajve dhe ky është motivacioni kryesor." Ndërkohë në komunitetet e huaja janë të alarmuar. Ata e ndiejnë veten të vënë në shenjestër në posterat e partisë popullore, që i paraqesin disa grupe etnike si fajtorë për krime të caktuara. Ivani është përdhunues, Ismiri mashtron sigurimet sociale, Detleffi është abuzues fëmijësh. Moreno Casasola, që i ka jetuar të 31 vitet e tij në Zvicër, mendon se nuk ka asnjë mënyrë për të mbrojtur veten. "Nuk mund të thuash se të gjithë në Zvicër, që nuk janë 100% zviceranë, kanë tendencë të jenë kriminelë dhe kjo është ideja e këtyre posterave. Ata japin një mesazh të përgjithshëm që të gjithë të huajt priren të jenë kriminelë dhe kjo më prek edhe mua. Dhe për të huajt problemi është se ata nuk mund të votojnë, kështu që nuk mund të mbrojnë veten. Më duket se po tregohen me gisht, por ata nuk janë në gjendje të përgjigjen, ky është problemi."

Berlin Deutschland Ausländer Migration

Tjetër ligj për të huajt, tjetër për zviceranët?

Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se votuesit do t'i thonë po propozimit për dëbimin. Në qoftë se e bëjnë këtë, Zvicra do të ketë ligjet më të rrepta të deportimit në Evropë, disa argumentojnë se ato do të cenojnë konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Ndoshta me e rëndësishmja për t'u theksuar është se, një votim pro do të jetë një sinjal i qartë për komunitetin e madh të të huajve të Zvicrës, që duke u nisur nga ai moment, do të ketë një ligj tjetër për to dhe një tjetër për zviceranët.

Autor: Imogen Foulkes/Angjelina Verbica

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 28.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QKHJ
  • Data 28.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QKHJ