1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dëbimi i Leonardës nga Franca - Sa e mundur është një protestë e tillë e në Gjermani?

Nganjëherë autoritetet nuk të falin. Nga vendet e BE-së ato dëbojnë edhe minorenë. Në Francë ka shkaktuar protesta rasti i riatdhesimit të një romeje nga Kosova. Mund të ndodhë kjo edhë ne Gjermani?

Sadaf Walizada ndjehet mirë në Gjermani. 12 vjeçarja me origjinë nga Afganistani jeton në Berlin, ku shkon në shkollë në klasë të pestë. Por para disa muajsh edhe Sadafin e kërcënonte largimi nga Gjermania. Ajo vendosi të ndërmerrte diçka dhe i shkroi një letër presidentit gjerman, Joachim Gauck, ku i parashtronte situatën e familjes së saj. "Miqtë na mbështetën, mblodhën firmat, dhe madje i dërguan vetë një letër presidentit. Kjo mbështetje më gëzoi pa masë", tregon Sadafja.

Në vendin fqinj të Gjermanisë, Francën ka shkaktuar zemërim kudo riatdhesimi i një minoreneje. Rasti i 15 vjeçares rome, Leonarda Dibrani ka shkaktuar protesta në mbarë Francën. Në fillim të tetorit autoritetet franceze kthyer në Kosovë minorenen, duke e larguar atë nga një ekskursion shkollor, kundër kundërshtimit të mësueses. Pas debatesh të gjata, presidenti francez i ofroi asaj qëndrim në Francë, por pa familjen.

Mbështetje edhe në Gjermani

Në Francë riatdhesimet janë në rend të ditës. Rreth 18.000 vetë vetëm këtë vit. Ndërsa në Gjermani vetëm 7000 në të gjithë vitin. Për Günter Burkhardt nga organizata "Pro Asyl" këto shifra tregojnë, se pse në Gjermani nuk do të kishte pasur protesta masive dhe aksione solidarizimi. Por edhe pse nuk do të kishte aksione të mëdha, edhe në Gjermani është e lartë mbështetja në raste të tilla është e madhe. "Ka shumë raste, ku njerëzit bashkohen për t'i ndihmuar miqtë", thotë Burkhardt.

Në Gjermani jetojnë rreth 80.000 persona me leje të tipit "Duldung" (leje e përkohshme qëndrimi pa të drejtë pune). Persona të tillë nuk mund të kthehen për arsye të mungesës së pasaportës. Kësaj shifre i shtohen edhe 85.000 azilkërkues në vitin e kaluar. "Krahasuar me numrin e banorëve, Gjemania ndodhet në nivel mesatar për numrin e azilkërkuesve", thotë Burkhadt.

Azili në Gjermani u jepet personave që përndiqen për shkak të racës, fesë, nacionalitetit, bindjeve politike apo përkatësisë sociale. Kusht është që azilkërkuesi të mos shkelë Gjermaninë përmes shteteve të BE-së ose ato vende të treta që konsiderohen të sigurta. Ndërsa riatdhesimi prek ata persona që janë në zotërim të një pasaporte dhe refuzojnë të largohen nga vendi. Minorenët riatdhesohen shumë rrallë. Drejtuesi i organizatës "Pro Asyl" thotë se autoritetet janë shumë të kujdesshme, kur bëhet fjalë për minorenët. "Megjithatë ka edhe raste të personave që janë rritur në Gjermani dhe sërish dëbohen nga ky vend."

Sadaf Walizada erdhi para dy vitesh me familjen e saj në Gjemani. Vajza 12 vjeçare nuk arrinte të kuptonte, pse duhej të dëbohej së bashku me familjen. "Prindërit e mi bënë gjithçka që unë të integrohesha. Ata mësuan gjermanisht dhe mua e motrën na çuan në shkollë" rrëfen ajo me një gjermanishte të rrjedhshme. Prandaj gëzimi ishte i mahd, kur presidenti gjerman i ktheu përgjigje.. Ai si president nuk lejohet të përzihet, por do t'u lutet punonjësve të zyrës së tij të pyesin tek zyra e të huajve. Dhe vërtet: Familjes iu njoh azili.

Leonarda Dibrani - Frankreich Abschiebungsdebatte

Leonarda Dibrani - E riatdhesuar në Kosovë

Familje të ndara për tetë vjet

Por këtë fat nuk e ka çdokush në Gjermani. Si në Francë edhe në Gjermani ka raste të "kthimeve brutale" thotë Günter Burkhardt. Në vitin 2005 për shembull, kur Gazale Salame e landit të Saksonisë së Poshtme u kthye nga Gjermania, megjithëse shtatzënë. Gruaja kishte pasaportë turke, prandaj edhe leja e qëndrimit në Gjermani nuk u zgjat. Vetëm pas tetë vitesh Gazale Salame u kthye në Gjermani, kjo pas protestash ta vazhdueshme të organizatave për të drejtat e njeriut.

Një akt i tillë nuk duhet të përsëritet kurrë, thotë Günter Burkhardt. Ai i kërkon qeverisë gjermane që të kujdeset në të ardhmen për një rregullore të qëndrimit në Gjermani. Qeveria franceze nga ana e saj nuk guxon të reformojë ligjin e azilit para zgjedhjeve lokale në vitin e ardhshëm. I vetmi përmirësim për situatën e njerëzve pa leje qëndrimi është një udhëzim i ministrit të Brendshëm, Manuel Valls: Pas pesë vitesh qëndrimi në Francë azilkërkuesit kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë vend. Leonarda Dibranit dhe familjes së saj i mungonin për këtë vetëm dy muaj e gjysmë.