1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cumvinkel thyen besimin

DW14 Shkurt 2008

Shefi i Postës Gjermane Cumvinkel dyshohet për manipulim tatimor. Zëra nga shtypi gjerman

https://p.dw.com/p/D7lV
Klaus Cumvinkel në shoqërimin e policisëFotografi: picture-alliance/ dpa
Nga Bajrojti DER NORDBAYERISCHE KURIER shkruan: "Shefi më i vjetër në detyrë i ndërmarrjeve të DAX-it ka fituar para me thasë me dekada të tëra. Por milionët e shumtë nuk i mjaftuan Cumvinkelit. Në se janë të vërteta dyshimet, ai qenka marrë edhe me "optimizim tatimor" në rrugë të ndaluara, përmes Lihtenshtajnit. Me Cumvinkelin, shefin gjoja solid të Postës, po humbim një copë besimi në integritetin moral dhe pjekurinë sociale të personaliteteve udhëheqëse të ekonomisë. Ekziston rreziku i një dëmi të pariparueshëm tek miliona punëmarrës, të cilët gjithmonë kanë besuar se e dinin, që "ata atje lart" punonin kryesisht për xhepat e tyre. Ka ardhur koha që të rregullohet kultura e udhëheqjes së sipërmarrjeve në Gjermani". Ndërsa e përditshmja Die SÜDDEUTSCHE ZEITUNG nga Mynihu përpiqet të gjejë një shpjegim tjetër: "Mbas gjithë indinjatës, kritikave të drejta dhe të padrejta ndaj politikanëve dhe menaxherëve të lartë, qendron një mall për idhuj dhe vlera; është malli për t'u kapur diku. Rasti Cumvinkel e fyen këtë mall. Siguria e brendshme është vetëm një ndjenjë, që ka të bëjë me nene, polici dhe gjyqësi. Siguria e brendshme është edhe rezultati i një besimi bazë në stafin udhëheqës të një vendi. Ky besim bazë po shkatërrohet nga Cumvinkeli."