1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Crvenkovski në Shqipëri: korridore tranzite për energjinë dhe rajoni në fokus

Bashkëpunimi bilateral, përpjekjet për integrimin në NATO dhe në BE, regjimi i vizave, zhvillimet në Kosovë, janë disa nga temat kryesore që presidenti maqedonas diskutoi gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Presidenti i Maqedonisë, Branko Crvenkovski

Presidenti i Maqedonisë, Branko Crvenkovski

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri Presidenti i Maqedonisë, Branko Crvenkovski ka shprehur kënaqësi që marrëdhëniet mes dy vendeve janë mjaft të mira, por që ekzistojnë mjaft hapësira ku kooperimi mund të ngrihet në shkallë edhe më të lartë. Në takimet që ai ka patur me homologun shqiptar Bamir Topi apo autoritetet e tjera të larta ai ka trajtuar me përparësi temën e zgjidhjeve të problemeve energjitike, të cilat nuk janë vetëm të vendit të tij dhe Shqipërisë, por dhe gjithë rajonit dhe më gjerë.

Kemi folur konkretisht për ndërtimin e korridoreve tranzite të energjisë, si dhe ndërtimin e burimeve të reja energjitike. Kjo është një sfidë globale dhe kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim mes vendeve, tha kreu i shtetit maqedonas.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri është folur shumë dhe për përpjekjet që bëjnë dy vendet fqinjë ne procesin e integrimit në NATO dhe në BE, si dhe për zhvillimet rajonale.

Presidenti Bamir Topi gjatë takimit me homologun e tij maqedonas është ndalur tek stadi aktual i Kosovës, që sic tha ai përbën "një realitet të ri. Ne kemi përshëndetur njohjen që i është deri më sot asaj nga 43 shtete. Një ngjarje e rëndësishme sipas presidentit Bamir Topi është dhe përfundimi me sukses i Koferencës së Donatorëve për Kosovën para pak ditësh, shenjë që tregon për angazhimin serioyz të komunitetit ndërkombëtar për të. Në të njëtën kohë Topi ka kritikuar sic tha ai tendancat e ultranacionalistëve për destabilizim. Sidomos në pjesën veriore të Kosovës.

Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe refklektim që të mos marrin jetë skenarët e ndarjes së Kosovës. Nuk ka shans për ndarje të mundshme tha Bamir Topi. Homologu i tij Crvenkovski, duke komentuar mosnjohjen deri më tani të shtetit të ri të Kosovës nga Maqedonia, tha se ky ishte një atribut i qeverisë. Meqë ajo tani është në formim e sipër, presidenti maqedonas, shpresoi se një nga pikat e para të qeverisë së re kur të nisë punën është dhe vendimi për këtë çështje. Ai nuk dëshiroi të paragjykonte vendimin e qeverisë së re, por tha se shpresonte që kishte pozicionim në sinkron me atë të vendeve më të rëndësishme europiane.

  • Data 17.07.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EeD1
  • Data 17.07.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EeD1