1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Countryman: Prishtina të formojë institucionet dhe të nisë dialogun me Serbinë

Zëvëndës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Azi, Thomas Countryman, gjatë një vizite që realizoi në Kosovë tha se SHBA-së presin që Kosova shumë shpejtë të formojë institucionet e reja.

Në foto, Thomas Countryman

Në foto, Thomas Countryman

Zëvëndës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Azi, Thomas Countryman, porositi autoritetet kosovare që të formojnë sa më shpejtë institucionet e reja dhe të nisin dialogun me Serbinë. Ai tha se zhvillimi ekonomik i Kosovës duhet të jetë prioritet i institucioneve kosovare.

“Ne shpresojmë që të dyja qeveritë, në Prishtinë dhe Beograd, poashtu edhe Bashkimi Evropian i cili lehtëson dialogun, të kenë më shumë fleksibilitet dhe të arritura konkrete që prekin jetën e përditshme të të gjithë njerëzve në Kosovë. Roli i SHBA-së në këtë dialog do të jetë mbështetës për të gjitha palët”, tha Thomas Countryman, sipas të cilit zhvillimi ekonomik i Kosovës është një ndër çështjet prioritare.

“Nëse Kosova dështon edhe dialogu dështon, por e kundërta nuk mund të ndodhë”, tha Thomas Contryman.

Zyrtari i lartë amerikan tha sa raporti i raportuesit te Këshillit të Evropës Dick Marty, nuk do të ndikojë në bisedimet Kosovë-Serbi, mirëpo, ai tha se SHBA-së i marrin seriozisht pohimet e Dick Martyt dhe nxiti misionin EULEX që të bëjë hetime.

“Ne besojmë se disa nga pretendimet në raport duhet të hetohen dhe këto hetime duhet të bëhen nga misoni EULEX, i cili është i vetmi mision që ka juridiksion për ta bërë këtë”, tha Thomas Countryman.

Në foto, Countryman dhe kryeministri në largim Thaçi

Në foto, Countryman dhe kryeministri në largim Thaçi

Zyrtari i lartë i departamentit amerikan të shtetit, viziton Kosovën në kohën kur Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së, po zhvillon biseda me partitë politike për të formuar koalicionin qeveritar. Thomas Countryman, tha se Kosova duhet të ketë një qeveri efikase, kredibile dhe të aftë për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit.

“Qeveria e re për të cilën presim që do të krijohet së shpejti duhet të jetë një qeveri të pastër e përkushtuar për të ecur përpara me një agjendë të plotë për zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të reja të punës dhe sundim të ligjit”, tha Thomas Countryman. Ai nuk deshi të flas nëse SHBA-së, mbështesin një qeveri të koalicionit të gjerë apo jo.

Kryemnistri i Kosovës në largim Hashim Thaçi, nga ana e tij tha se ai tashmë ka siguruar numrat në parlament për ta bërë qeverinë e re, por sipas tij akoma janë duke u diskutuar modalitet.

“Pjesë e marrëveshjes për koalicion do të jetë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Kosovën e Re, Lista Ibrahim Rugova dhe pakicat serbe dhe jo serbe. Kjo do të jetë një mazhorancë e mjaftueshme dhe shumë e konsoliduar” tha Thaçi.

Formula e koalicionit qeveritar për të cilën flet zoti Thaçi, akoma nuk është zyrtarizuar dhe kjo do të ndodhë më gjasë në fund të këtij muaji, menjëherë pas konstituimit të kuvendit të ri të Kosovës i cili do të mblidhet në seancën e parë me përbërje të re me datën 24 shkurt.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 11.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Frr
  • Data 11.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Frr