1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Countdown i fundit për Greqinë

Bernd Riegert18 Qershor 2015

Edhe 12 ditë deri në falimentimin e mundshëm: në Luksemburg ministrat e financave të eurogrupit vazhdojnë pokerin për paratë e ndihmave. Perspektiva për sukses duket e zymtë. A mund të ndihmojë një samit i ri?

https://p.dw.com/p/1FjK4
Eurokrise Eurozone Symbolbild
Fotografi: dapd

As ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble dhe as ministri grek i Financave Janis Varoufakis nuk shohin ndonjë shans realist, që grindja për borxhet me Greqinë do të mund të zgjidhet në takimin e eurogurpit në Luksemburg. Varoufakis para se të mbërrinte në Luksemburg u shpreh të mërkurën në mbrëmje (17.06) në Paris, se "tani ka ardhur koha për udhëheqësit politikë, që të gjejnë një zgjidhje." Një ndër udhëheqëset që ka ai parasysh është kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila gjatë deklaratës qeveritare në Bundestag (18.06) në Berlin tha, se "kur ka një dëshirë, ka edhe një rrugë".

Stacioni tjetër: samiti i BE-së

Janë të mundshme bisedime të reja të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së me kryeministrin grek Aleksis Cipras në samitin e BE-së të planifikuar për javën e ardhëshme në Bruksel. I mundshëm është edhe një samit i jashtëzakonshëm mes 19 shteteve të eurogrupit. Por diplomatët e zhgënjyer të BE-së në Luksemburg tërheqin vëmendjen, se të tilla samite të jashtëzakonshme ka pasur mjaft katër muajt e fundit dhe nuk është arritur asnjë sukses. "Përveç kësaj vendimet formalisht për programin e ndihmave dhe për pagesat e pashlyera në vlerën e 7,2 miliardë eurove duhet të merren gjithësesi prej ministrave të financave", thotë një punonëjs i BE-së. Koha nuk pret, për t'i përmbushur të gjitha formalitetet dhe për të marrë miratimin e parlamenteve të ndryshme kombëtare. Programi i ndihmave, për të cilin ka grindje të ashpra qëkurse kryeministri radikal i majtë Cipras ka marrë detyrën në janar, automatikisht skadon më 30 qershor.

A do të arrihet zgjidhja e madhe?

Përfaqësuesit e kreditorëve, FMN-ja, Banka Qendrore Europiane (BQE) dhe Komisioni i BE-së, mendojnë, se ndërkohë qeveria greke do t'i varë të gjitha shpresat në një kartë të vetme. "Grekët duket se besojnë, që eurogrupi nuk do të lejojë që Greqia të falimentojë, për të mos rrezikuar Euron. Në fund ato mund të japin ndihma edhe pa u përmbushur detyrimet e deritanishme", mendon një zyrtar i BE-së. "Zgjidhja politike", që do të kërkojë sërish në Luksemburg ministri grek i Financave Janis Varoufakis, përfshin një falje të borxheve ose të paktën një ristrukturim të borxhit të detyrimeve shtetërore kundrejt FMN-së dhe BQE-së. Lidhur me këtë mund të bisedohet, por vetëm pasi të jetë mbyllur në mënyrë korrekte programi aktual. "Grekët janë zotuar t'i respektojnë rregullat dhe duhet tani që t'u përmbahen atyre", thotë një përfaqësues i BE-së.

Euro-Finanzministertreffen in Brüssel Yanis Varoufakis
Ministri grek i Financave, Janis VaroufakisFotografi: J. Thys/AFP/Getty Images

Shefi i fondit europian të shpëtimit (ESM), Klaus Regling, në Luksemburg vuri në dukje, se Greqia deri në zgjedhjet në janar ndodhej në një rrugë majft të mirë. Vendet e tjera të krizës Irlanda, Portugalia dhe Spanja ndërkohë i kanë shlyer borxhet ndaj fondit të shpëtimit. "Greqia është një kategori tjetër. Deri në mes të vitit të kaluar ka pasur përparime të dukshme. Aftësia e konkurrencës u rrit, po ashtu pati edhe rritje ekonomike. Shteti ishte madje në gjendje të jepte një kredi të re. Por që nga fundi i vitit të kaluar situata u përkeqësua", thotë Klaus Regling. Mediet greke njoftojnë, se ekonomia po tkurret sërish dhe se bankat greke ndodhen nën presion masiv. Grekët tërheqin intensivisht para dhe njëkohësisht rritet volumi i kreidve të këqia, që nuk mund të shlyhen. BQE ende vazhdon t'i mbështesë katër bankat e mëdha, duke u aprovuar atyre "kredi emergjence". Megjtihatë kjo gjendje nuk mund të vazhdojë pafundësisht, thuhet në BQE në Frankfurt.

Eventualisht zgjedhje të reja në Greqi

Qeveria greke ndërkohë e ka refuzuar kontrollin e qarkullimit të kapitalit. Zëvendësministri për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare, Euklid Tsakalotos, tha në një intervistë për BBC, se nëse qeveria e tij nuk bie dakord me europianët, do të ketë zgjedhje të reja ose refrendum. "Ne nuk kemi marrë mandat prej qytetarëve grekë, për të hequr dorë nga Euro", tha Tsakalotos. Presidenti i Bankës Federale Gjermane, Bundesbank, Jens Weidmann, tërhoqi vëmendjen, që jo me çdo çmim Greqia duhet të mbahet në zonën e Euros. Efekti i mundshëm domino, që mund të ketë një dalje e Greqisë nga zona e Euros, nuk duhet t'i japë Athinës çekun e bardhë, është shprehur Weidman në intervistë për një gazetë të huaj. "Prishja e marrëveshjeve dhe ndërprerja e pagesave për shlyerjen e borxhit kundrejt partnerëve që kanë garantuar ndihmën ose BQE-së do të kishte pasoja të vështira për t'u kontrolluar për Greqinë. Tek e fundit përegjegjësia për qendrimin e vendit në zonën e Euros bie mbi qeverinë greke." Ky është edhe mendimi unanim i ministrave të financave të eurogrupti në Luksemburg.