1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Clinton Presidente në 2016?

Për herë të parë pas 34 vitesh Hillary Clinton nuk do të jetë në qendër të vëmendjes. Por sërish në tre vitet e ardhshme çdo fjalë dhe veprim i saj do të ndiqen me kujdes e sidomos nga Partia Republikane.

U.S. Secretary of State Hillary Clinton waves goodbye on her last day in office at the State Department in Washington February 1, 2013. REUTERS/Kevin Lamarque (UNITED STATES - Tags: POLITICS)

Dita e fundit në zyrë

"Reagoj, pasi e shoh veten në një pozicion familjar."Këto fjalë i shkojnë një Sekretareje të Shtetit, por në fakt u thanë nga Clinton gjatë fjalimit të saj pas diplomimit në Wellesley College në 1969. Që prej asaj kohë këto fjalë kanë qenë në përputhje edhe me jetën e saj.

Përveç dy vitetve në hije, ajo ka qenë nga viti 1979 deri në vitin 2001 Zonja e Parë e Akransasit e më pas e Amerikës. Para se bashkëshorti i saj të mbaronte mandatin e dytë të sukseshsëm ajo po garonte për në Senat. Nga viti 2001 deri në vitin 2009 ajo përfaqësoi Nju Jorkun. Përpara se të mbaronte mandatin ajo nisi fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet Presidenciale. Në mes të nëntorit 2008, ajo ishte në negociata me burrin që e mundi, Barack Obama, tashmë President dhe ajo Sekretare Shteti. Tani ajo është duke u larguar nga Departamenti i Shtetit, me një rekord vendesh të vizituar gjatë një mandati, plot 112. Ajo tashmë do të përballet me një tjetër situatë që është ndryshe nga 34 vitet në qendër të vëmendies: qetesinë. "Ajo duhet të pushojë dhe të vendosë së çfarë do të bëjë në pjesën tjetër të jetës", – tha Bill Clinton në një intervistë televizive gajtë konferencës vjetore të Clinton Foundation. "Dhe nëse ajo mendon për të kandiduar për Presidente është gjëja e duhur për të, për Amerikën dhe për botën."

Idealisti vs. realisti

epa03493843 Former United States President Bill Clinton (R) and U.S. Secretary of State Hillary Rodham Clinton look on as they wait for the seven recipients of the 2012 Kennedy Center Honors to pose for a photo following a dinner hosted by Secretary Clinton at the U.S. Department of State in Washington, D.C. late 01 December 2012. The 2012 honorees are US blues musician Buddy Guy, US actor Dustin Hoffman, US late-night host David Letterman, Russian prima ballerina Natalia Makarova, and members of the British rock band Led Zeppelin, Robert Plant, Jimmy Page, and John Paul Jones. EPA/RON SACHS / POOL

Bill Clinton dhe Hillary Rodham Clinton

"Çdokush që ka kaluar kohë duke studiuar Hillary Clinton mund të thotë se ajo është dikush që do kishte dashur të kishte qenë presidente e Shteteve të Bashkuara", – thotë në një intervistë për DW Nicole Krassas, bashkë-autore e librit 'Hillary Clinton: një biografi' dhe Profesore e Shkencave Poltike në Universitetin Shtetëror të Konektikatit Lindor. Krassas beson se llogaritë e saj kanë ndryshuar tani. Atje ku disa shohin një detyrim moral të Hillary Clinton-it të kandidojë për presidente, disa të tjerë shohin pasionin e saj për të ndihmuar shoqërinë, mbrojtjen e të drejtat të grave, fëmijëve, për një edukim më të mirë.

"Nëse ajo ka menduar se mund të humbiste ajo nuk do t'i futej një gare. Ajo është një person shumë praktik dhe ka marrë pjesë në shumë fushata në jetën e saj, prandaj e di mirë se kur mund të fitojë dhe kur mund të humbasë", – vazhdon Krassas.

Profesoresha beson se goditja e humbjes ndaj Barack Obama-s brenda partisë në vitin 2008 vazhdon të ketë pasoja. Por ka edhe një tjetër çështje gjitashtu. "Ajo do të jetë 69 vejç në vitin 2016. John McCain dhe Bob Dole kanë qenë në një situatë të tillë më parë, prandaj edhe ajo është duke e parë me kujdes", – thotë Krassas.

"E pakonkurueshme"

Por nëse stratëgjitë e Demokratëve janë përqëndruar tek zonja Clinton si kandidate për Presidente, Republikanët janë duke u përgatitur për të paevitueshmen. "Partia Republikane nuk është në gjendie të konkurojë në këtë nivel", – paralajmëroi Newt Gingrich duke i'u referuar lëvizjeve të fundit të Clinton. Mike Murphy, i cili ka qenë këshilltar i Republikanëve të njohur si Arnold Schwarzenegger dhe John McCain, i sheh fjalët e Gingrich si hiperbola. "Zonja Clinton do të ishte një kandidate e fortë, por asnjë kandidat nuk është i pathyeshëm, sepse të gjithë e dimë që Obama e mundi në vitin 2008."

Për tre vitet e ardhshme fjalët dhe veprimet e Zonjës Clinton do të ndiqen me kujdes. Në autobiografinë e saj ajo flet për një vendim që mori për të ndjekur të dashurine saj në atë kohë, Bill Clinton, në Arkansas, një shtet me prospektivë politikë shumë më të kufizuar sesa Uashington DC. "Zgjodha të ndjek zemrën dhe jo arsyen", – shkruan zonja Clinton.

Por tani mosha mund të kthehet në një element kufizues. 22 vejçarja Hillary Rodham vendosi ta mbyllte fjalimin e saj në Wellesley College në vitin 1969 (fjalim i cili i hapi rrugën e karrierës së saj) me një poemë të shoqes së saj të klasës Nancy Scheibner. Është ajo që mund ta përmbledhi karrierën e saj deri tani: "Është mirë që të kërkojmë kufijtë në jetën tonë,

Dhe pasi t'i kemi kuptuar këto kufij,

të kuptojmë se kufizimet nuk ekzisojnë më."