1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Clinton në Moskë - Priten hapa në rrugën drejt çarmatimit

Nga vizita e saj Hillary Klinton shpreson të arrijë përparime në bisedimet për përtëritjen e paktit për reduktimin e armëve atomike midis Rusisë dhe SHBA-së, afati i të cilit përfundon për pak kohë.

default

Clinton dhe ministri i jashtëm rus Lavrov në Moskë 13 tetor 2009

Ministrja e jashtme amerikane Hillary Clinton ndodhet në Evropë që prej ditës së premte. Në qendër të udhëtimit të saj pesëditor ndodhet programi atomik iranian dhe lufta në Afganistan. Sot, të martën (13 tetor), ministrja e jashtme amerikane shkon në Moskë. Atje parashikohen bisedime me ministrin e jashtëm Sergej Lavrov dhe presidentin Dmitrij Medvedev.

Presioni për përfundimin me sukses të bisedimeve për ç armatimin mbetet i madh.

Për këtë kujdesen dy presidentët Medvedev dhe Obama. Të dy nuk lodhen së theksuari rëndësinë e paktit pasues të Start-it dhe idealit për një botë pa armë bërthamorë:

„Pa dyshim se kjo temë është shumë e rëndësishme. Ne duhet të punojmë për të arritur një botë pa armë bërthamore. Kjo është detyra jonë e përbashkët, edhe nëse për shumë vetë duket si detyrë e pazgjidhshme.

Russland Präsident Dmitri Medwedew in Ulan Ude

Medvedev: "Bota pa armë bërthamore ideali, që duhet vendosur në rend të ditës."

Një botë pa armë bërthamore, ky është ideali, që duhet të vendoset në rend të ditës."…deklaroi presidenti rus ditën e dielë (11.10.) për televizionin shtetëror rus. Edhe kësaj herë ai nuk harroi të përmendë se është vendi i tij ai, që nxit vazhdimisht paktet e reja të çarmatimit:

„Për qeverinë e mëparshme amerikane kjo temë nuk ishte prioritare në politikën e jashtme."

Dy arsye me peshë janë të rëndësishme sipas pikëpamjes së Kremlinit për çarmatimin e mëtejshëm. E para se deponimi dhe ruajtja e mbushësve dhe mbartësve i kushtojnë shtetit shumë. Këto para mund të përdoren për shembull për ristrukturimin dhe pajisjen teknike të ushtrisë. Nga ana tjetër bisedimet për çarmatimin synojnë përmirësimin e imazhit, sepse Rusia prezantohet në të njëjtin nivel me Amerikën dhe si lojtar i rëndësishëm në skenën e politikës botërore.

Barack Obama spricht in Prag über atomare Abrüstung

Presidenti Barack Obama duke folur në Pragë për çarmatimin bërthamor

Presioni ndaj Obamës është rritur edhe më shumë me dhënien e Çmimit Nobel për paqe.

Presidenti amerikan nga ana e tij kërkon të dëshmojë se i kthen fjalët në vepra. Gjatë vizitës në Moskë, ministrja e Jashtme duhet të flasë me kolegun Lavrov për tekstin konkret të marrëveshjes pasuese të Start-it. Pas konsultimeve dymujore, duhet të jetë shtruar rruga për suksesin e parë:

„Paktit Start i përfundon afati më 5 dhjetor. Ne u kemi dhënë detyrë negociatorëve që deri në këtë datë të përfundojnë bisedimet."

Pra deri këtë ditë duhet të jenë sqaruar të gjitha detajet. Diskutimet vazhdojnë ndër të tjera për çështjen si duhet bërë pagesa. Rusia kërkon kufizimin e kokave mbushëse të armëve atomike, pra dhe të atyre të magazinuara. Kurse Amerika do të donte reduktimin vetëm të kokave mbushëse të instaluara aktualisht.

Vazhdimi i diskutimeve bëhet edhe për mbrojtjen. Obama hoqi dorë nga ngritja e sistemit mbrojtës raketor në Çeki dhe Poloni, por ajo që mbetet ende e paqartë është, nëse SHBA do të dojë të ngrejë një sistem të përbashkët me Rusinë. Ekspertët paralajmërojnë që të mos kalohet në eufori. Tani të dy vendet janë duke hequr dorë nga gjëra, të cilat të dy palëve nuk do u mungojnë shumë. Nëse do arrihet në çtensionimin e gjendjes, nëse bisedimet konstruktive do të kthehen në vepra duke bërë edhe kompromise, që shkaktojnë dhembje, duhet parë.

Autor: Christina Nagel/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 13.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K5Ms
  • Data 13.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K5Ms