1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Clinton në Beograd: Mosmarrëveshje dhe mbështetje

Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton u takua në Beograd me autoritetet më të larta të Serbisë. Një prej temave kryesore ishin raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

default

Hillary Clinton gjatë qëndrimit në Ballkan.

Të gjitha takimet me zyrtarët serbë të ministres së Jashtme amerikane Hillary Clinton u zhvilluan në pallatin presidencial, ku mbretëronin masa të jashtëzakonshme sigurie. Fillimisht Clinton u takua me presidentin serb Boris Tadiq. Pas takimit të dy ata para gazetarëve pranuan se mes Uashingtonit dhe Beogradit ekzistojnë dallime sa i përket disa çështjeve, në radhë të parë rreth statusit të Kosovës. Por janë të bindur se problemet mund të tejkalohen me një dialog konstruktiv.


Mosmarrëveshje rreth Kosovës

Boris Tadic

Boris Tadiq

Hillary Clinton tha se rezoluta e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së paraqet një bazë e mirë për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, për sfidat e jetës së përditshme.

Presidenti Tadiq theksoi edhe një herë se Serbia "nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, që nuk do të thotë se nuk mund të bisedohet". Ai kërkoi që bisedimet me Prishtinën të fillojnë sa më parë, me shpjegimin se "vetëm me dialog mund të zgjidhet problemi historik, i cili mes serbëve dhe shqiptarëve ekziston për më shumë se 150 vjet".

Sa i përket çështjes së integrimeve të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe strukturat tjera ndërkombëtare, bashkëbiseduesit kishin qëndrime të ngjashme.

SHBA mbështet Serbinë në rrugën e integrimeve

"SHBA-ja mbështet fuqishëm rrugën e integrimeve të Serbisë në strukturat euroatlantike. Ndërkohë që angazhohet edhe për fillimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës", deklaroi Hillary Clinton.

Hillary Clinton in Sarajevo

Sekretarja amerikane e shtetit tha se i vlerëson përpjekjet e qeverisë serbe për gjetjen dhe arrestimin e të akuzuarve për krime lufte. Presidenti Tadiq premtoi se Beogradi do të vazhdojë përpjekjet për "mbylljen e kapitullit të errët të viteve 90-të" dhe të arrestojë Ratko Mlladiqin dhe Goran Haxhiqit, për të cilët dyshohet se kohë pas kohe qëndrojnë në Serbi.

"Ne jemi të bindur se Serbia jo vetëm që do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por edhe lider dhe një shembull i mirë për Evropën. SHBA-ja është e gatshme t'ju ndihmojë për ndërtimin e një ardhmërie më të mirë për vendin dhe popullin tuaj", u shpreh Clinton, e cila më pas u takua edhe me kryeministrin Mirko Cvetkoviq dhe përfaqësues tjerë të qeverisë.

Clinton dhe Cvetkoviq ishin të mendimit se raportet mes këtyre dy vendeve duhet të intensifikohen. Ata të dy konstatuan se SHBA-ja me investimet prej rreth 1,6 miliardë dollarë, është një prej investitorëve më të mëdhenj të huaj në Serbi.

Ka mbetur shumë për t'u bërë

Në fund Clinton u takua edhe me p

Serbien Krawalle Homosexualität Homsexuelle Anti Schwulen Proteste

Incidentet e fundit në Beograd.

ërfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave ku tha se incidentet e fundit në Beograd gjatë paradës së homoseksualëve tregojnë se në Serbi ka mbetur edhe shumë për t'u bërë. Për këtë vizitë në Beograd mbretëronte një interesim i jashtëzakonshëm. Bisedimet i kanë përcjellë më shumë se 200 gazetarë të akredituar nga Serbia dhe vendet tjera. Gjatë ditës së mërkurë Hillary Clinton pritet për vizitë në Prishtinë, ku do të takohet me autoritetet kosovare dhe përfaqësuesit e serbëve. Prej Kosovës ajo do të udhëtojë për në Bruksel, ku një prej temave do të jetë edhe dialogu i ardhshëm midis Kosovës dhe Serbisë.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 12.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pcwi
  • Data 12.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pcwi