1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Clinton i rikthehet fushatës

Kandidatja për presidente e demokratëve, HiIlary Clinton rikthehet në luftën zgjedhore për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo foli para 1500 përkrahësve në një Universitet në Greensboro.

Tre ditë pushim për shkak të pneumonisë: Hillary Clinton thotë se "më duhej të pranoja që edhe mua më bën mirë pak pushim", në fjalimin e parë pas rikthimit në fushatën presidenciale. Prej vitesh bëj politikë, tha Clinton, dhe "kjo nuk është një fushë e lehtë", por ajo theksoi se ka zhvilluar strategji për t'u përballur me vështirësitë.

Kandidatja 68 vjeçare e demokratëve u shpreh se ato tre ditë ishin "kohë që e shfrytëzova për të kuptuar se përse bëhet fjalë në këtë fushatë."

Kandidatja për presidente e demokratëve, Hillary Clinton i rikthehet fushatës, por debati për shëndetin e presidentëve amerikanë dhe moshën e tyre ka ndezur Amerikën.

Largimi i Hillary Clintonit ndodhi në një ceremoni përkujtomore për viktimat e 11 shtatorit. Clinton humb drejtpeshimin dhe duhet të pushojë në apartamentin aty pranë të vajzës, Chelsey, në Nju Jork.