1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Cilin problem duhet të zgjidhë së pari presidenti i ri i SHBA-ve

Për popullsinë amerikane është e qartë, se me cilin problem duhet të merret fillimisht presidenti i ardhshëm, me krizën ekonomike.

default

Nëse presidenti i ardhshëm i SHBA-ve do të quhet Barack Obama apo John McCain, një gjë është e qartë. Me 10 bilionë dollarë borxhe shtetërore, një sistem të dobët shëndetësor dhe me rritjen e numrit të të papunëve ai merr mbi vete një trashëgimi të vështirë. Dërthe Keilholz ka pyetur njerëzit në Uashington se çfarë problemesh duhet të zgjidhë së pari presidenti i ri. Përgjigja ishte e qartë.


Kriza financiare është ajo që i preokupon më së shumti amerikanët, sepse ajo prek thuajse secilin, nga nxënësi deri tek ai që sapo ka filluar të punojë dhe te pensionisti. Kështu Karen Pabst, 63 vjeç, ka frikë psh për sigurimin për pensionin.

„Unë jam në pension. Një pjesë të madhe të pensionit tim e kam investuar në formë aksionesh dhe tregu i aksioneve po pëson gjithnjë e më shumë rënie. Natyrisht që jam e prekur."


Ajo nuk është e vetmja. Ky burrë vuan nga kriza në tregun amerikan të imobilieve, që i parapriu turbullirave në Wall Street.


„Gruaja ime dhe unë jemi të prekur se kemi blerë një shtëpi dhe për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike kjo shtëpi ka tani më pak vlerë. Shyqyr zotit gruaja ime së paku punon.“


Anna McMestea 16 vjeçare shkon akoma në shkollë dhe nuk ka pse të ketë frikë se mos humbet vendin e punës. Por edhe nxënësit dhe studentët i ndjejnë pasojat e krizës financiare, thotë ajo:


„Kriza ndikon tek ndihmat për studentët. Unë duhet të bëj kërkesë për ndihmë financiare, nqs dua të shkoj në kolegj.


Lauren Weinstein, ndihmëse në një zyrë avokatie, sapo ka mbaruar kolegjin. Ajo ka frikë, se për shkak të gjendjes së keqe ekonomike do të ketë vështirësi për të ecur në profesion.


5.O-Ton Lauren Weinstein (engl.)

„Ka ndikim tek shanset për të zënë një vend të mirë pune. Shumica e ndërmarrjeve nuk punësojnë askënd më.“


Muzikanti William Chase është 58 vjeç. Që prej krizës ekonomike, që përfshiu Amerikën para pak javëve, ai ka frikë çdo ditë për pensionin dhe për të ardhurat e tij.


6. O-Ton William Chase (engl.)

„E kam humbur njërin nga vendet e punës: shkova javën e kaluar dhe më thanë, se thjesht më kanë pushuar.


Vendet e punës, sigurimi shëndetësor, bursat për studentët dhe pensioni. Probleme sa të duash. Por edhe këtu janë të gjithë të një mendimi: Nqs presidenti do t´ia arrijë, që të zgjidhë situatën e vështirë ekonomike, të gjitha shqetësimet zhduken vetiu.



  • Data 04.11.2008
  • Autor Keilholz, Dörthe (DW Washington)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FnDX
  • Data 04.11.2008
  • Autor Keilholz, Dörthe (DW Washington)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FnDX