1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Cili do të jetë pasardhësi i Olmertit ?

Antarët e partisë "Kadima" ,që është në pushtet në Izrael, të mërkurën (17.09) zgjedhin një kryetar të ri. Favorit janë ministrja e jashtme Tzipi Livni dhe ministri i transportit Shaul Mofaz.

default

Ehud Olmert, duke biseduar me Tzipi Livnin

Nëse u beson sondazheve atëherë gara është e mbyllur prej kohësh: Kur 74.000 antarëve të partisë "Kadima" të mërkurën (17.09) do t´u bëhet thirrje të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, shanset më të mira i ka ministrja e jashtme, Tzipi Livni, që ajo të jetë pasardhësja e Ehud Olmertit dhe të krijojë qeverinë e re.


Në sondazhe parashikohen rreth 47 përqind të votave në favor të Livnit

Dy kandidatët e tjerë, ministri i brendshëm Meir Shitrit dhe ministri për sigurinë publike, Avi Dihter, qëndrojnë shumë pas Livnit. Vetëm njërit prej kandidatëve nuk i bëjnë përshtypje anketimet, sepse ai do të marrë mbi 30 përqind të votave, kështu deklaron me vetësiguri ministri i transportit Shaul Mofaz: “Unë besoj, se do të fitoj në raundin e parë me 43,7 përqind. E kuptohet do të krijoj qeverinë e re duke e zgjeruar bazën e koalicionit aktual."

Mofaz një ndër përfaqësuesit e vijës së fortë të partisë

Ai nuk thotë asnjë fjalë se nga e ka këtë vetësiguri, madje edhe këshilltarit te tij më te ngushtë i duhet ta pranojë, që 60 vjeçari Mofaz bën politikë me shumë nota ushtarake. Sidoqoftë Mofaz i lindur në Iran ka qenë në të shkuarën shef i shtabit të përgjithshëm dhe ministër i mbrojtjes dhe ai është një ndër përfaqësuesit e vijës së fortë të partisë. P.sh. kur është fjala për programin bërthamor të Iranit, ai është i vetmi ministër i kabinetit të Olmerit, që muajt e fundit vazhdimisht ka kërcënuar hapur me sulm ndaj Iranit.

Mofaz është i bindur, se një linjë e tillë e ashpër pritet mirë në Izrael dhe në partinë "Kadima": “Antarët e Kadimasë duan një shtet të fortë dhe jo një shtet të dobët. Ato duan një udhëheqës të fortë dhe jo një të dobët. Antarët e Kadimasë dhe qytetarë të tjerë e dinë sot, se ne nuk nuk mund t´ia dalim duke zgjedhur njerëz që nuk kanë përvojë, nuk kanë arësye dhe nuk kanë aftësi për të marrë vendime, në mënyrë që t´u bëhet ballë kërcënimeve ndaj Izraelit. "

Në rininë e saj Livni ka qenë agjente e shërbimit sekret

Ky është një thumbim i qartë ndaj Tzipi Livnit: Ministrja e jashtme nuk kupton asgjë nga çështjet ekzistenciale të Izraelit. 50 vjeçarja nënë e dy fëmijëve, që në rininë e saj ka qenë agjente e shërbimit sekret izraelit, i hedh poshtë të tilla aludime: Si ministre e jashtme ajo gjatë tri viteve të fundit ka qenë pjesëmarrëse në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Ajo përfshin këtu edhe luftën e Libanit, por thekson, se shumë shpejt e kuptoi, se duhej t´i jepet fund luftimeve dhe se duhej tërhequr.

Livni ishte ajo, që pas publikimit të raportit hetimor për Olmetrin lidhur me luftën e Libanit, i këshilloi dorëheqjen kryeministrit. Ajo mbajti të njëjtin qëndrim edhe kur Olmerti u morr në pyetje në polici si i dyshuar për korrupsion. Për Livnin ky qëndrim është një çështje e higjenës politike: “Duhet të themi të vërtetën, që ne i kemi zhgënjyer njerëzit. Ata na dhanë besimin, na zgjodhën dhe ne nuk iu përmbajtëm atyre që kemi premtuar. Sot unë e di këtë dhe e them sot, sepse njeriu nuk mund të korrigjojë gjë, nëse nuk e pranon atë që ka ndodhur."

Livni premton një fillim të ri

Por ajo nuk nxjerr në pah detaje mbi vizionin e saj për të ardhmen. Ajo nuk thotë as se si do të jetë paqja me palesitnezët dhe se çfarë çmimi është e gatshme të pagujë ajo për këtë. Sa ka të bëjë me Sirinë ajo është më e qartë: Natyrisht Izraeli duhet të tërhiqet nga lartësitë Golan, por Damasku duhet të shkëputet përfundimisht prej radikalëve duke filluar qysh nga Hamasi e deri tek Hisbollahu e Irani.

Edhe Mofaz nuk i deklaron planet taktike të tij

Në të kaluarën ai ka qenë kundër tërheqjes nga Gaza dhe kundër dorëzimit të lartësive Golan. Kritikët e akuzojnë atë se në brendësi ai ende i përmbahet partisë "Likud" prej nga u shkëput "Kadima" nën Sharonin.

Ndërsa dy kandidatët e tjerë duket se nuk kanë shumë shanse. Pra pritet që fillimisht të vendoset mes Mofazit dhe Livnit, nëse njëri prej tyre do të jetë ai që të krijojë qeverinë e re. Në rast se njëri prej kandidatëve merr të paktën 40 përqind të votave duhet të pasojë balotazhi. Nëse shumica e duhur nuk arrihet, atëherë duhet të shpallen zgjedhje të reja dhe kartat do të përzihen nga e para.

  • Data 16.09.2008
  • Autor Peter Philipp
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJPU
  • Data 16.09.2008
  • Autor Peter Philipp
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJPU