1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Cili ёshtё talenti i ligjit?

Krimi dhe dhuna kundёr jetёs nё Shqipёri po shёnon rritje. Qytetarё dhe sociologё bashkohen nё idenё se kjo situatё ёshtё pasojё e moszbatimit me dorё tё hekurt tё ligjeve dhe mosndёshkimit tё autorëve.

Raportet e policisё dhe tё prokurorisё pёr numrin e krimeve gjatё kёtij viti ende nuk kanё dalё. Por shifrat zyrtare tё Prokurorisё sё Pёrgjithshme pёr vitin e kaluar tregojnё njё trend nё rritje tё krimeve tё rёnda kundёr personit. Sipas kёtyre shifrave  gjatё 2011 u kryen 366  krime tё tilla dhe pjesa mё e madhe e autorёve ende nuk ёshtё pёrballur me drejtёsinё, pohon organi qendror i akuzёs. Ndёrkohё Qendra pёr Çёshtjet Europiane dhe tё Sigurisё (Center for European and Security Affairs) nё njё studim tё pёrbashkёt me Institutin pёr Demokraci dhe Ndёrmjetёsim, njё organizatё kjo e shoqёrisё civile me seli nё Tiranё, e vlerёson tё dyfishuar për vitin e kaluar numrin e vrasjeve pёr çdo 100 mijё banorё me një vit më parë. Nisur nga kronika e zezё qё botojnё tё pёrditshmet e Tiranёs dhe transmetojnё edicionet e lajmeve nё mediat elektronike grafiku i krimeve dhe dhunёs kundёr jetёs sё individit shfaqet nё rritje edhe kёtё vit. Edhe publiku e percepton tё rritur nivelin e kriminalitetit dhe formulon edhe ka mendimin e vet pse ndodh kёshtu. Qytetarё  tё Tiranёs nё mikrofonin e programit shqip tё DW:

“ Janё rritur vrasjet nga papunёsia. Nёse je pa punё çfarё do tё bёsh?”, thotë njё grua e moshuar.

“ Gjendja ekonomike ёshtё shumё e vёshtirё. Ka papunёsi, varfёri dhe skamje tё madhe. I papuni nuk do tё vdesё, do tё bjerё nё qafё ty, mua, do tё marrё çantёn, varёsen e floririt, ti nuk do qё t'ia japёsh.. atёhere do tё tё vrasё. Kёtu nuk ka ligje”, thotё nje shitёs ambulant.

“Nuk ka ligje tek ne, ka korrupsion ”, mendon njё studente.  

Rritja e krimit dhe dhunёs ndaj jetёs - pёrtej vёshtirёsive ekonomike

Por ka edhe arёsye te tjera pёrtej kёtyre qё mendojnё njerёzit e thjeshtё. Sociologu i mirёnjohur nё Shqipёri, Prof.Dr. Kosta Barjaba, i shpjegon nga pikpamja sociologjike rrёnjёt e rritjes sё numrit tё krimeve dhe dhunёs ndaj jetёs sё individit. “Nёse varfёria do tё ishte shkaku kryesor i krimit dhe i dhunёs ndaj personit, atёherë tё varfёrit do tё ishin kriminelёt mё tё mёdhenj. Por nuk ёshtё kёshtu. Krimi argumentohet me varfёrinё por atij nxitjen nё Shqipёri ia jep mungesa e shtetit, e forcёs goditёse tё ligjit dhe sidomos mungesa e forcёs parandaluese tё ligjit”, thotё Z. Barjaba.

Perceptim i publikut – kriminelёt i shpёtojnё vuajtjes së dёnimit

Në foto, Prof. Dr. Kosta Barjaba

Në foto, Prof. Dr. Kosta Barjaba

Sipas Z. Barjaba krimi nuk kryhet menjёherё. Nё fazën e pёrgatitjes sё tij, institucionet pёrkatёse nuk funksionojnё si duhet qё ta ndalojnё qё njё krim potencial tё bёhet real. “Institucionet janё jo efikase dhe nuk kanё ndikimin e duhur qё tё pengojnё kryerjen e krimit. Shoqёria duhet t’ i pёrqёndronte pёrpjekjet e saj tek parandalimi i krimit”, thotё Prof.Dr. Kosta Barjaba.

Kjo do tё thotё se nё Shqipёri raporti mes forcёs goditёse tё krimit dhe politikave parandaluese nuk ёshtё nё favor tё kёtyre tё fundit. “Shoqёria duhet tё ketё mё shumё institucione, forca, energji pёr edukimin e qytetarёve dhe pёr politikat parandaluese tё krimit”, vё nё dukje sociologu i njohur.

Kjo do tё silllte edhe ndryshimin e perceptimit tё publikut lidhur me ndёshkueshmёrinё e kriminelёve. “Perceptimi i publikut ёshtё i tillё qё ti mund ta kryesh krimin, por ka njё mijё e njё mёnyra qё  ti mund t' i shpёtosh pёrballjes me drejtёsinё dhe tё mos vuash dёnimin”, thekson Z. Barjaba.

Cili ёshtё talenti i ligjit?

Ky perceptim sjell njё pasoja shumё negative nё shoqёri. ”Qytetarёt nuk janё tё pёrgjegjshёm pёr pasojat e shkeljes sё ligjit dhe tё kryerjes sё krimit pasi mungesa e ndёshkueshmёrisё i shtyn ata drejt kryerjes sё tij. Sa mё tё qartё tё jenё njёrezit pёr pasojat e krimit aq mё pak janё tё predispozuar pёr ta kryer atё”, shpjegon Kosta Barjaba.

Kёtu futet nё lojё pikёrisht ajo qё njihet si” talentii ligjit”: “Talenti i ligjit ёshtё qё e lufton krimin me metoda ligjore, kurse avantazhi i kriminelёve ёshtё qё ata e luftojnё shtetin dhe ligjin me metoda jo ligjore. Shqipёrisё i duhen tё ndёrtojё  institucione qe ta parandalojnë krimin që në embrion, institucione tё forta, tё pamёshirshme nё zbatimin e ligjit, njё qeverisje qё u jep alternativa pune dhe jetese tё gjithё qytetarёve. Tё gjitha kёto tё marra sё bashku , nё mёnyrё tё harmonizuar, do tё kontribojnё nё ndryshimin e perceptimit tё publikut pёr ligjin dhe ndёshkimin, nё uljen e shifrave tё kriminalitetit qё vёrtet i konsideroj tё llahtarshme”, pёrfundon sociologu Kosta Barjaba.