1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Cili është problemi akut i kësaj krize të përbotshme ekonomike?

Shtypi i ditës komenton takimin ndërkombëtar të nivelit të lartë për financat që mbahet sot në Londër.

Logo e Samitit të G20-ës në Londër

Logo e Samitit të G20-ës në Londër


Takimin ndërkombëtar të nivelit të lartë për financat, i cili fillon sot në Londër e komenton FINANCIAL TIMES DEUTSCHLAND:


"Askush nuk mund të presë, që takimi i sotëm i nivelit të lartë i G-20-ës të sjellë zgjidhjen. Por në fund të takimit, pjesëmarësit duhet të kenë rënë të paktën dakord për atë, se cili është problemi akut i kësaj krize të përbotshme ekonomike. Para së gjithash qeveria gjermane ka treguar këtu një horizont thuajse marramendës të kufizuar. Fajin për këtë e kanë, sipas diagnozës popullore të kancelares dhe të ministrit të saj të financave, të gjithë ata që kanë jetuar mbi mundësitë e tyre në të kaluarën. Me sjelljen prej kursimtari të gjermanëve nuk mund të shërohet bota. Por, nëse kampioni botëror në eksporte do t'i përmbahet edhe më tej këtij qendrimi, atëherë një shlodhje solide dhe e shpejtë e konjukturës largohet edhe më tej."


Ja edhe mendimi i ALLGEMEINE ZEITUNG që del në Mainc:


" Obama, Medvedjev, Sarkozy, Merkel, Brown - këta janë prijës kopesh, të cilët jo vetëm mblidhen, por edhe ndeshen me njëri-tjetrin. Këtyre u shtohet italiani Berluskoni, hibridi i të cilit është në një disproporcion grotesk me potencën e tij politike dhe seriozitetin e tij. Rusi dhe amerikani dhanë të paktën një sinjal pozitiv dhe anoncuan negociata çarmatimi. Mbi të gjitha këto bie që tani një hije e errët: dhuna e rrugës, është, të paktën si rrezik, e gjithëpranishme. Duhet të arrihet që të dallohen dhe të ndahen nga njëra-tjetra demonstratat paqësore nga kaotikë kriminelë." (aud/aca/dpa)


  • Data 02.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HOgO
  • Data 02.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HOgO