1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

250808 Obama Terror

Borchers, Jens / Washington (HR) 29 Tetor 2008

Sulmet terroriste të 11. shtatorit 2001 e kanë dominuar politikën amerikane të shtatë viteve të fundit. Kandidati demokrat e di se duhet të ofrojë një politikë të besueshme kundër terrorizmit, një kundëralternativë Bush.

https://p.dw.com/p/FjaI
Kandidati demokrat Barak ObamaFotografi: AP

Pas sulmeve terroriste të 11. shtatorit 2001 në Amerikë pasoi një valë ligjesh, iniciativash, aksionesh të sherbimeve sekrete dhe të ushtrisë. Përveç kësaj duhej të përballohej trauma, shoku, që të jesh sulmuar kështu në vendin tënd. Kandidati i demokratëve, Obama e di se sa thellë i ka rrënjët shoku i terrorit. Dhe ai e di gjithashtu, se duhet të ofrojë një politikë të besueshme kundër terrorizmit, një alternativë ndaj qeverisë Bush.

Taliban- Anhänger in Pakistan nahe der afghanischen Grenze
Përkrahës të talebanëve veprojnë në kufirin afgano-pakistanezFotografi: AP

Çfarë përfaqëson Barack Obama?

Barak Obama (Barack Obama) ka një pozicion të qartë fillestar. Ai thotë se qeveria Bush ka dështuar në luftën kundër terrorizmit dhe përmend se cilat janë rezultatet e politikës Bush: "Osama bin Laden dhe ekipi i tij drejtues kanë një vend të sigurtë tërheqjeje në veriperëndim të Pakistanit. Që andej ata veprojnë aq të papenguar, saqë mund të dërgojnë në mbarë botën shirita të mbushur me urrejtje. Ky është rezultati i ndërmarrjeve të Bushit dhe McCain-it në luftën kundër terrorizmit.”

USA Luftangriff auf das Dorf Damadola Pakistan
Shpesh ka sulme amerikane kundër bazave terroriste në kufi me Pakistanin. Fshati Damadola, ku u vranë 17 vetë në Janar 2006Fotografi: AP

Strategjia e Barak Obamës

Kush shprehet kështu, duhej të ketë një plan të vetin. Barack Obama thotë, se ka një strategji të tërë, e cila përbëhet nga operacione ushtarake dhe të shërbimeve sekrete, sanksione financiare dhe nga diplomacia.

Kandidati demokrat bën gjithnjë të qartë, se ai nuk do të hezitojë në asnjë mënyrë për të ndërmarrë veprime ushtarake, n.q.se Amerika kërcënohet direkt. Këtu bëjnë pjesë edhe fjalët drejtuar Pakistanit. Në qoftë se SHBA-të kanë të dhëna konkrete për vendndodhjen e Osama bin Ladenit dhe Pakistani nuk reagon ushtarakisht një president Obama do të jepte urdhërin për sulm. Kandidati i konsideron Pakistanin dhe Afghanistanin si vende kyçe në luftën kundër terrorizmit të El- Kaidës: “Ne do ta shtonim ndihmën financiare për Afganistanin. Ne do të ishim të gatshëm, të vinim në dispozicion me shumë mbështetje financiare për Pakistanin. Si kundërpërgjigje presim, që Pakistani të ndërmarrë shumë më tepër për të vepruar kundër El-Kaidës dhe kampit të talibanëve në anën e kufirit në territorin e tij.”

Krahas ushtrisë - ndihmë ekonomike për rajonin

Një miliardë dollarë më shumë ndihmë për Afganistanin, më shumë para për zhvillimin ekonomik në Pakistan - krahas angazhimit ushtarak të SHBA-ve në rajon kjo është një nga piketat e strategjisë së Obamës. Përveç kësaj ai do të veprojë në mbarë botën, për t´u hequr ekstremisteve terrenin e favorshëm për rekrutimin e përkrahësve të rinj. 60 vende të kësaj bote, kështu analizon Obama, ndodhen para një situate, që ose të zhvillojnë luftë, ose të rrënohen. Ndihma ekonomike është rruga e drejtë, për të penguar krijimin e çerdheve të tilla të ekstremizmit. Dialogu me vendet islame, me popuj të tjerë, biseda direkte me myslimanët për këtë është Barak Obama. Parakusht është megjithatë, thotë ai që politika amerikane të nisë të orientohet nga parimet bazë të saj.

USA Gefangenenlager Guantanamo Häftling
Burgu i GuantanamosFotografi: AP

Guantanamo duhet mbyllur

Kampi në Guantanamo. Për këtë Obama thotë se ka një qëndrim fare të thjeshtë: "Unë besoj, se drejtësia jonë amerikane, shteti ynë jurudik, është aq i fortë, për t´ia dalë mbanë me terroristët."

Obama do të kujdeset për procese të rregullta në bazë të juridiksionit ekzistues ushtarak. Nuk do të ketë më tribunale të diskutueshme ushtarake, marrje në pyetje nën tortura, kampi i Guantanamos duhet mbyllur: Barak Obama mendon, se në luftën kundër terrorizmit nevojitet në rradhë të parë një gjë: besueshmëria e Amerikës.