1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Cilat janë rreziqet potenciale për gazsjellësin në Adriatik (TAP)?

Shqipëria, Greqia dhe Italia japin dritën e gjelbër për gazsjellësin përmes Adriatikut, që do të sjellë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë. Por ka edhe rreziqe potenciale që mund të pengojnë realizimin e projektit.

The sun rises behind the oil derricks on the Caspian Sea near Baku, Azerbaijan, Friday 07 October 2005. More than 1,500 floatable oil derricks extract oil from Caspian's seabed in Azerbaijan. In 2005 Azerbaijan extracted 19,5 million tons of oil. Foto: SERGEI ILNITSKY +++(c) dpa - Report+++

Ölbohrinseln vor der Küste von Baku Aserbaidschan

Linja 800 kilometra e gjatë e tubave duhet të përçojë gaz nga kufiri greko-turk, përmes veriut të Greqisë dhe Shqipërisë, në jug të Italisë, prej nga hyn në rrjetin evropian. Projekti është në konkurrencë me gazsjellësin 1.300 kilometra të gjatë Nabucco West, i cili shtrihet nga kufiri turko-bullgar deri në Austri. Se kush do të livrojë vërtet gaz nga Azerbajxhani në Evropë, duke anashkaluar Rusinë, e vendos deri në mes të 2013 konsorciumi Shah Deniz, që mban emrin e një fushe të madhe gazi në Detin Kaspik. Në konsorcium bëjnë pjesë ndër të tjera BP dhe Socar, koncerni shtetëror energjetik i Azerbajxhanit.

Pavarësi nga Rusia

Gazsjellësi TAP, me një kosto prej 2 miliardë eurosh është më i shkurtër dhe më i lirë se sa Nabucco, mendon Theodoros Tsakiris, eskpert për energjinë në institutin kërkimor për politikë në Athinë, ELIAMEP dhe asistent-profesor për gjeopolitikë në Universitetin e Nikozisë. Edhe më e rëndësishme: ky gazsjellës ofron një akses eficient tek rezervat e gazit në hapësirën e Kaspikut, beson Tsakiris.

Theodoros Tsakiris, Energieexperte im Athener Politikforschungsinstitut ELIAMEP DW/Jannis Papadimitriou, Athen, 15. Feb. 2013

Theodoros Tsakiris, eskpert për energjinë në institutin kërkimor në Athinë, ELIAMEP

TAP është fare qartë ofruesi më tërheqës sa i takon kostove të ndërtimit, por edhe sa i takon kostove të livrimit, thotë eskperti për energjinë dhe e ilustron këtë me një shembull nga jeta e përditshme: "Nëse shkoni me taksi në aeroport nuk ka rëndësi se sa ka kushtuar makina; por ajo që ju intereson është kosto e udhëtimit. Kështu është edhe në këtë rast: gazsjellësi përmes veriut të Greqisë do të jetë me kosto më të ulët pasi tarifat për livrimin e gazit janë më të ulëta se sa ato të konkurrencës“. Veç kësaj në rastin e TAP partnerëve të Shah Deniz u ofrohet mundësia të marrin pjesë edhe vetë në firmën operatore të gazsjellësit dhe të minimizojnë kështu rreziqet, shpjegon Tsakiris.

Mbështetje e rëndësishme politike

Komisioni i BE-së synon të shmangë përshtypjen se mbështet një gazsjellës të caktuar. Brukseli mbështet parimisht çdo projekt që redukton varësinë energjetike të Europës nga Rusia. Tsakiris mendon se është sidoqoftë një sinjal inkurajues për gazsjellësin evropiano-jugor pjesëmarrja me 15 për qind në projektin TAP e koncernit energjetik gjerman E.ON. Ruhrgas. „Së bashku me ASPROFOS, një kompani bijë e Hellenic Petroleum (ELPE), E.ON po punon aktualisht në një studim pregatitor për ndërimin e një tubacioni gazi në veri të Greqisë", thotë Tsakiris. Për herë të parë një firmë gjermane kryen një investim të tillë të rëndësishëm në fushën e energjisë në Greqi. Bashkëpunimi mund të zgjerohet, beson eksperti i energjisë dhe shton: "TAP është më realist dhe premton më shumë sukses se sa projekti për energjinë diellore 'Helios', rreth të cilit ka pasur aq shumë zhurmë kohët e fundit."

Në projektin e gazsjellësit transadriatik TAP marrin pjesë edhe koncerni energjitik zvicerian EGL dhe koncerni norvegjez i naftës Statoil. Ajo që ka munguar deri tani është një mbështetje e qartë politike për projektin miliardësh. Me marrëveshjen e Athinës për TAP, qeveritë pjesëmarrëse në projekt duket se duan ta riparojnë këtë mungesë.

Nga Azerbajxhani dhe partnerët në konsorciumin Shah Deniz kërkohen garanci nga të gjitha qeveritë pjesëmarrëse që mbështesin projektin për zbatimin pa komplikime të ligjeve dhe rregullave përkatëse për mjedisin, mendon Theodoros Tsakiris. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Athinës gazsjellësi TAP do të ketë një përparësi strategjike kundrejt konkurrencës, beson eksperti për energjinë.

Andreas Andrainopoulos, Politikdozent und ehemalige Industrieminister Griechenlands DW/Jannis Papadimitriou, Athen

Ish-ministri grek për Industrinë, Andreas Andrainopoulos

Opozita faktor pasigurie

Ish-ministri grek për Industrinë Andreas Andrianopoulos paralajmëron megjithatë nga euforia e tepruar. Vërtet marrëveshja TAP është një sukses por tani e rëndësishmë është që projekti të realizohet vërtet, mendon ai. Në të kaluarën projekte të ngjashme kanë dështuar në kufijtë e realitetit, si p.sh. linja Burgas-Alexadroupolis, e cila duhej të sillte naftën ruse në Evropën Perëndimore përmes Bullgarisë dhe Greqisë. „Shtatë herë naftësjellësi u anoncua në raste të ndryshme me shumë zhurmë dhe sot ende është pezull. Rusia do të ishte aksioneri kryesor i naftësjellësit, por nuk pranoi të jepte premtime se do të livronte sasinë e nevojshme", kujton Andrianopoulos. Ky problem i dukshëm për një kohë të gjatë nuk u mor parasysh. Politikanët grekë u sollën me mendjelehtësi, ankohet ish-ministri grek i Industrisë.

Si faktor pasigurie për projektin TAP konsiderohet edhe opozita e majtë greke: pak orë pasi në Athinë u nënshkrua marrëveshja TAP, partia e majtë Syriza deklaroi se nuk ishte dakord me këtë premtie që bëhej pa përfshirjen e parlamentit.