1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Cilat janë kërkesat e palestinezëve dhe izraelitëve?

Në Kajro delegatët palestinezë dhe ata izraelitë janë duke diskutuar për zgjatjen e arëmpushimit. Të dyja palët kanë kushtet e tyre. Ja cilat janë kërkesat kryesore.

Çfarë kërkon Izraeli?

Izraeli kërkon t'i jepet fund sulmit me raketa nga Rripi i Gazës. Zona duhet të jetë e çmilitarizuar dhe Hamasi e grupe të tjera radikalë duhet të çarmatosen. Duhet të ndalojë gjithashtu ndërtimi i “tuneleve të terrorit“ drejt Izraelit. Kjo do të ndalohet duke kontrolluar rreptësisht hyrjen e sasive të çimentos, që është shumë i rëndësishëm edhe për rindërtimin e shtëpive në Rripin e Gazës.

Gjetja e një mënyrë për të kontrolluar dërgesat që shkojnë në Rripin e Gazës ishte ndër të tjera një temë e vëzhuesve të BE. I mundshëm është edhe një stacionim në kufi i forcave të sigurisë së Presidentit të moderuar palestienz Mahmud Abbas.

Izraeli do të shmangë një riarmatim të Hamasit. Në këtë mënyrë ndalohet një valë dhune në të ardhmen.

Që prej prillit të vitit 2001 kur luftëtarët e Hamasit filluan të godasin me raketat Kassam, banorët në jug të Izraelit jetojnë nën kërcënim të vazhdueshëm. Ndërkohë Hamasi e ka rritur në 70 km rrezen e raketave, pra mund të arrijnë deri në Tel Aviv.

Çfarë kërkojnë palestinezët?

Kërkesa më e rëndësishme e palestinezëve është: Dhënia fund e rrethimit të Rripit të Gazës.

Rripi i Gazës kufizohet me Izraelin dhe Egjiptin. Kufijtë kontrollohen rreptësisht dhe janë të mbyllur për kalimin e produkteve dhe njerëzve. Vetëm gjërat më të nevojshme lejohen të kalojnë.

Bllokada izraelite ka nisur që prej vitit 2006. Në vitin 2008 Kombet e Bashkuara bënë të ditur se në deport e Rripit të Gazës nuk kishte më miell. Pasojë e bllokadës kjo. Njëkohësisht u ndalua edhe futja e materialeve të ndërtimit. Izraeli e arsyetoi këtë masë duke thënë se materialet përdoren nga Hamasi për të ndërtuar tunele, përmes së cilëve bëhet kontrabandë armësh dhe dërgohen luftëtarë në Izrael.

Në vitin 2010 Izraeli lejoi eksportin për në Gaza të të gjithë materialeve që nuk mund të përdoren për qëllime ushtarake. Ndërsa në 2012 lejoi transportimin e materialve të ndërtimit për qëllime private.

Heqje të bllokadës detare

Palestinezët kërkojnë ndërtimin e një porti detar. Izraeli ka bllokuar deri tani rrugët detare drejt Rripit të Gazës. Ndihmat ndërkombëtare mund të shkarkohen vetëm në portin e Aschdod në Izrael. Prej atje ato transportohen në rrugë tokësore. Izraeli ka ndaluar ndërtimin e një porti detar. Qeveria izraleite ka frikë se në këtë mënyrë mund të shkarkohen armë. Në listën e dëshirave të palestinëzëve është edhe një aeroport.

Gjithashtu ata kërkojnë që edhe ujrat për peshkim të kenë një rreze më të gjerë. Kjo hapësirë është zvogëluar nga Izraeli. Në marrveshjen e Oslos zona e peshkimit u vendos që do të ishte në një rreze prej 20 miljesh, por që prej vitit 2009 peshkatarët nuk lejohen të shkojnë më larg se tre milje (5,5 kilometra) në det.

Fischschmuggel im Gaza-Streifen

Varkat e peshkatarëve palestinezë

Lirimi i palestinezëve të burgosur

Hamasi kërkon lirimin e dhjetra antarëve, të cilët para tre vitesh u lanë të lirë në këmbim të ushtarit izraelit Gilad Schalit, por u arrestuan sërish sapo nisi lufta në Gaza.

Sipas të dhënave të Amnesty International në vitin 2012 në burgjet izraelite ishin më shumë se 4500 palestinezë. Të paktën 178 prej tyre, sipas Amnesty, vuanin dënimin pa asnjë akuzë apo pa dalë para një trupi gjykues. Ky rregull vlen që nga koha kur Palestina ishte koloni e britanikëve (1920-1948). Sipas këtij rregulli njerëzit mund të burgosen pa një akuzë zyrtare dhe mund të burgosen pa dalë para gjykatës.

Rindërtimi i Gazas

Se kush do të financojë këtë gjë, deri tani është ende e paqartë. Në shtator është planifikuar të zhvillohet një konferencë donatorësh në Norvegji. Palestinezët thonë se Izraeli gjatë sulmeve të tij ka shkaktuar dëme që shkojnë deri në 5 miliard dollarë. Është e sigurtë që vendet e Gjirit do të japin ndihmë financiare. Por shumë premtime të bërë në të kaluarën për ndihmë nuk janë mbajtur.