1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Cila strategji është më e zgjuara do ta mësojmë më vonë

Tërheqja e trupave britanike nga Basra në Irak komentohet sot në shtypin gjerman.

Britanikët ja dorëzojnë Basran irakianëve

Britanikët ja dorëzojnë Basran irakianëve

Në gazetën FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG ndër të tjera lexojmë: "Gjeneralët britanikë kanë dyshuar që herët në faktin që prania e trupave pushtuese ndikon në një paqëtim më të madh të gjendjes. Amerikanët ngulin këmbë për një angazhim afatgjatë ushtarak, edhe nëse trupat që u dërguan për përforcim tani po tërhiqen sërish. Se cila strategji do të jetë ajo më e zgjuara, këtë do ta mësojmë më vonë. Nëse qeveria qendrore në Irak do të jetë në gjendje që prej tani të qeverisë jugun, dhe nëse iranianët do ta forcojnë prej tani edhe më tepër ndikimin në këtë zonë të pasur me naftë, kjo është një çështje e hapur. Të mbuluara me lavdi sidoqoftë nuk po kthehen trupat britanike nga "mission impossible" në Irak."

E të njëjtim mendim me FAZ është edhe KÖLNER STADTANZEIGER: "Në Irak sundon edhe më tej një vakum i pushtetit politik. Dorëzimi irakianëve i provincës Basra të kontrolluar nga britanikët nuk do të thotë aspak që qeveria irakiane do të ishte me të vërtetë në gjendje të garantojë rendin dhe stabilitetin në vendin e dy rrymave. Në muajt e ardhshëm do të vendoset fati i mëtejshëm i vendit, së fundi edhe në provincën Basra. Këtu janë depozituar rezervat më të mëdha të naftës, këtu rreh zemra ekonomike e Irakut. Po të arrijnë të dominojnë ekstremistët, atëherë del se britanikët janë tërhequr shumë herët."

Dhe së fundi MITTELDEUTSCHE ZEITUNG që botohet në Halle, e cila hedh dritë në arsyet e vendimit britanik: "Vendimi britanik ka para së gjithash arsye të politikës së brendshme. Ndryshe nga paraardhësi i tij Toni Bler(Blair) kryeministri Gordon Brown (Braun) nuk mund dhe nuk do të jetë më "konia" e presidentit amerikan Xhorxh W.Bush. Si rezultante mund të thuhet se aleanca në Irak nën udhëheqjen amerikane ka dështuar në mënyrë kolektive. Tërheqjen graduale britanike do ta pasojnë ato të të tjerëve, edhe të amerikanëve."

  • Data 17.12.2007
  • Autor ADD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CchC
  • Data 17.12.2007
  • Autor ADD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CchC