1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cila pasaportë duhet të jetë? Debat për nënshtetësinë e dyfishtë në Gjermani

Manfred Goetzke25 Korrik 2008

A duhet të vendosin ndërmjet dy nënshtetësive fëmijët, që kanë lindur dhe jetojnë në Gjermani me prindër të huaj? Po, thonë politikanët konservatorë, jo thonë të majtët dhe liberalët.

https://p.dw.com/p/EiJV
Shqiptar i Kosovës në Gjermani
Shqiptar i Kosovës në GjermaniFotografi: AP

Në koalicionin qeveritar ravijëzohet një konflikt i ri për të drejtën e të huajve. Sipas politikanëve të SPD (partia socialdemokrate) të rinjve me origjinë të huaj duhet t´u lejohet në parim nënshtetësia e dyfishtë.CDU (unioni kristiansocial) nga ana tjetër synon kthimin te rregulli i vjetër i viteve 90-të, i cili lejon nënshtetësinë e dyfishtë vetëm në raste të veçanta. Që prej vitit 2000 vlen varianti, sipas të cilit fëmijët e të huajve të lindur në Gjermani duhet të vendosin deri në moshën 23 vjeçare për njërën nga nënshtetësitë. Nëqoftëse nuk e bëjnë këtë, e humbasin automatikisht nënshtetësinë gjermane. Nga kjo problematikë janë të prekur kryesisht banorët me origjinë turke. Shumica e tyre shpreson për një vendim në favor të nënshtetësisë së dyfishtë.

Kontrolli i pasaportave në aeroport
Kontrolli i pasaportave në aeroportFotografi: picture-alliance / dpa/dpaweb

3.300 të rinjve në Gjermani u vijnë këto ditë letra nga autoritetet – jo sepse kanë bërë diçka të keqe. Në letër u shtrohet pyetja se cilën pasaportë dëshërojnë të mbajnë? Për fëmijët, që kanë lindur në Gjermani, por që kanë prindër të huaj, vlen që prej tetë vjetësh ky rregull. Fillimisht mund t´i mbajnë të dyja pasaportat, por nga mosha 18 deri 23 duhet të vendosin për gjermanen, ose psh për turken. Meqë rregulli vlen për të gjithë ata, që kanë lindur pas vitit 1990, letrat e para kanë filluar të vijnë tani.

SPD (Partia Socialdemokrate), e cila e ka futur në zbatim këtë ligj në vitin 2000 me këmbënguljen e CDU (Unionit kristiandemokrat), e konsideron tanimë këtë rregull absurd, siç shprehet eksperti për cështjet e brendshme Dieter Wiefelspütz: "Njeriu është 18 me rradhë qytetar gjerman dhe tani detyrohet që të vrasë mendjen, nëse do të mbetet gjerman apo jo. Kjo më duket e çmendur dhe johumane. Përveç kësaj është një gjë monstruoze për nga burokracia. Ne duhet t´i kërkojmë e t´i gjejmë njerëzit dhe t´i detyrojmë të marrin vendim."

Euro 2008 Halbfinale Deutschland Türkei Deutscher Fan
Tifoz ne ndeshjen Gjermani - TurqiFotografi: AP

Partia e tij prej vitesh dëshëron, që të fusë parimisht si model nënshtetësinë e dyfishtë, sepse nuk do të krijoheshin probleme po të kishte dy pasaporta. Këtë çështje e sheh ndryshe shumica te partneri në koalicion, CDU. Ata kanë frikë, se përmes nënshtetësisë së dyfishtë do të krijoheshin konflikte në çështjen e lojalitetit.

"Ne në union jemi të mendimit, që të gezohemi për secilin, që ka vendosur, të marrë nënshtetësinë gjermane. Nqs janë plotësuar kushtet për një gjë të tillë, nga ne kjo është më se e mirëpritur. Por ju lutem me devocion të plotë për nënshtetësinë gjermane, sepse nuk mund të ketë as lojalitete të ndara dhe as të dyfishtal," thotë Wolfgang Bosbach, politikan i CDU-së. Ai do të kthehet përsëri te rregulli i vjetër i nënshtetësisë. Në bazë të tij për pasaportë gjermane ka të drejtë vetëm ai, që heq dorë nga nënshtetësia e tij e vjetër.

Një pasaportë gjermane dhe një turke
Një pasaportë gjermane dhe një turkeFotografi: picture-alliance/Bildfunk

Shoqatat e migrantëve shohin nga ana e tyre probleme lojaliteti të një lloji krejt tjetër. Nqs të rinjtë duhet të vendosin tani për njërën pasaportë, dhe për arsye praktike të zgjedhin atë gjermane, atëherë kjo shpesh shihet si ofezë nga familja turke. Kjo fut grindje të panevojshme në familje. Për Serdar Yazar i shoqatës federale të studenteve turq patja e të dy pasaportave është një simbol i rëndësishëm. "Në zemër ne jemi turq dhe gjermanë dhe prandaj bota e ndjenjave tona duhej të respektohej sa më shumë të jetë e mundur në ligje. Dhe është me të vertetë një investim burokratik, për ta ndryshuar këtë situatë ligjore."

Yazar angazhohet prej vitesh për pasaportën e dyfishtë. Edhe për faktin se ajo ekziston prej kohësh për shumë të huaj: qytetarët nga vende të tjera të BE-së , zviceranët dhe gjermanët e ardhur vonë nga vendet e lindjes. Po të heqësh të gjitha këto përjashtime, ankohen shoqatat turke, do të mbeteshin vetëm turqit. Përse pra gjermano-turqit me dy pasaporta duhet të përbëjnë problem? Por Serdar Yazar shpreson, se do të bëhet diçka me pasaportën e dyfishtë.

"Ne e shohim, që kemi ngjallur një debat, në të cilin as CDU nuk është unike kundër kërkesave tona. Edhe në rradhët e veta ka disa, që janë të gatshëm, për të diskutuar për këtë temë."

Ai beson se pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, do të vijë nënshtetësia e dyfishtë. Atëherë studenti 27 vjecar nga Berlini do të kerkojë pasaportën numër dy, atë turke.