1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Cila gjuhë duhet të flitet në Bashkimin Evropian?

Evropa ka ndërkohë një monedhë të përbashkët, por jo një gjuhë të përbashkët. Në BE ka 23 gjuhë zyrtare. Nga pikëpamja kulturore kjo është një fitore e madhe, por në jetën politike shpesh një pengesë e madhe.

BE kërkon një gjuhë të përbashkët

BE kërkon një gjuhë të përbashkët

Kështu dëgjohet kur Evropa përpiqet të komunikojë. Përkthyesi dhe interpretuesi janë ata personat e padukshëm që mbajnë në lëvizje makinerinë e madhe të BE-së. 23 gjuhë zyrtare ekzistojnë në BE dhe çdo politikan, që nga Malta deri në Irlanë, ka të drejtën të komunikojë në gjuhën e tij amtare. Çdo qytetar ka të drejtën që të lexojë në gjuhën e vet, të paktën dokumentet më të rëndësishme të BE-së. Për këtë nevojiten mijëra përkthyes dhe interpretues të cilët kushtojnë rreth çerek miliardë euro në vit.

Në fakt ajo që nevojitet patjetër është një gjuhë e dytë, me të cilën evropianët të mund të kuptohen pa probleme. Dhe pse të mos jetë esperanto, gjuha e konceptuar nga Ludwik Zamenhof në fund të shekullit të 19-të, gjuha e BE-së? Esperanto domethënë shpresues, dhe në zyrat e Brukselit ka nga këta shpresues.

Përkthim në Bruksel

Përkthim në Bruksel

„Emri im është Sean O´Riain dhe unë jam president i Bashkimit Evropian Esperanto.“

Kjo si hobby, sepse profesioni i diplomatit irlandez është të përkthejë tekstet e Komisionit të BE-së në gjuhën e tij amtare. Dhe sigurisht që ai zotëron edhe gjermanishten: „Unë jam për marrjen e një roli të esperantos në BE. Unë besoj se esperanto është një gjuhë shumë e rregullt dhe shumë e lehtë për t'u mësuar."

Esperanto është duke u përhapur, për këtë është i bindur Sean O´Riain. Edhe në Bruksel ekziston një rreth shumë aktiv i idhtarëve të esperantos. Por edhe irlandezi e ka të qartë se kërkush në Bruksel nuk mendon seriozisht për kthimin e esperantos në gjuhë të dytë të BE-së. Një nga ato që e di mirë këtë është Doris Pack, specialiste e Parlamentit Evropoan për kulturën dhe shumë-gjuhësinë.

„Sidoqoftë, nuk duhet të jetë aspak esperanto! Sepse unë mendoj se ne të gjithë jemi mësuar ndërkohë që të ndihmojmë veten me anglishte. Pjesa më e madhe e njerëzve mësojnë diqysh anglisht. Esperanto ime është anglishtja," thotë Pack.

Përkthim në Bruksel

Përkthim në Bruksel

Edhe mes përkthyesve të BE-së esperanto nuk gjen përkrahje të madhe. Hans Schindler punon që prej 32 vitesh në Brukes për shërbimin e përkthimit: „Për esperanton nuk është folur asnjëherë këto 32 vjet. Esperanto nuk luan asnjë rol për ne.“

Edhe Hans Schindler është i bindur për sundimin e anglishtes. Ose më shumë të BSE – siç e quajnë ai dhe kolegët e tij me shaka. „Pra, badly spoken english (një anglishte e folur keq). Dhe këtë anglishte e flasin gjithnjë e më shumë delegatë, megjithëse ne përkthyesve nganjëherë na dhembin veshët kur dëgjojmë këtë anglishte. Është e çuditshme si mund të kuptohen njerëzit me këtë anglishte komplet të pastrukturuar. Prandaj esperanto nuk ka asnjë shans, megjithëse është një gjuhë artificiale shumë e strukturuar“, thotë ai.

Përkthim në Bruksel

Përkthim në Bruksel

Gjuhë artificiale? Sean O´Riain nuk i pëlqen ta dëgjojë këtë. Në fund të fundit në Wikipedia ndodhen shumë më tepër artikuj në esperanto se në shumë gjuhë të BE-së. Përveç kësaj është e padrejtë që ata që e kanë anglishten gjuhën amtare të kenë në botë një përfitim kaq të madh nëpërmjet dominimit të gjuhës. Me esperanton do të ishin të gjithë të barabartë. Kështu Sean O´Ríain shpreson të paktën që esperanto të respektohet më shumë. Për shembull duke nxitur mësimin e tij.

Autor: Martin Bohne/ Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani