1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Cilët votues arriti të bëjë për vete Donald Trump?

Donald Trump marshon drejt Shtëpisë së Bardhë. Hillary Clinton nuk e arriti rezultatin që pritej. Po cilat janë grupet e votuesve që e kanë mbështetur më shumë Trumpin?

Kandidati republikan, Donald Trump po i afrohet fitores, ndryshe nga sa parathonin sondazhet. Sipas rezultateve paraprake, Trump ka arritur të aktivizojë këto grupe votuesish, të cilët i kanë dhënë më shumë votën kandidatit mjaft të kontestuar gjatë fushatës, se sa Clintonit:

-Qytetarë amerikanë të bardhë dhe pa diplomë universitare: Sipas përllogaritjeve të para të "New York Times", Trump ka pasur shumicë votash tek zgjdhësit pa diplomë. Por edhe tek të bardhët me diplomë, ai ka pasur disa pikë avantazh.

-Pakicat etnike: Për të kompensuar avantazhin e Trumpit tek qytetarët e bardhë, Clinton duhej të kishte marrë të gjitha votat e afroamerikanëve, latinëve dhe amerikanëve me origjinë aziatike. Por edhe nëse Clinton ka pasur një mazhorancë tek secili nga këto minoritete, ajo nuk mori as rezultatin që arriti Obama në vitin 2012.

Evangelikanët: Sipas gazetës "Washington Post" të krishterët besimtarë kanë votuar për Trump, dhe republikanët kanë marrë më shumë vota se priteshin, për herë të fundit ky rezultat u arrit në vitin 2004.

Femrat: Edhe pse Clinton ka marrë shumë vota tek femrat, votueset femra nuk u larguan nga Trump në atë masë sa mendohej. Clinton këtu e thelloi avantazhin e Obamës nga 12% në 14%. Por televizioni NBC ka bërë një hulumtim, sipas të cilit, Donald Trump ka pasur një mbështetje të lartë tek femrat konservatore, 78%.

Votues nga parti të treta: Kush nuk donte të votonte për Clinton apo Trump, mund të zgjidhte një kanditat të partive më të vogla ose të shkruante kandidatin e preferuar në një rresht të veçantë. Ende nuk ka rezultate përfundimtare, por kandidati Gary Johnson ka fituar 3%, kandidatja e Gjelbër Jill Stein afro 1%. Këta dy kandidatë kanë pasur më shumë sukses tek votuesit e rinj.