1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Cilët emigrantë duam ne?

Ka një garë ndërkombëtare për punëtorë të kualifikuar. Por shtrohet edhe pyetja se kush duhet të qendrojë jashtë?

Për një kohë të gjatë Gjermania e ka shtyrë çështjen e emigracionit. Fillimisht thuhej se Gjermania nuk është vend emigrimi. Asgjë nuk ka shprehur më mië qëndrimin e Gjermanisë ndaj emigratëve sa shprehja "punëtorë mysafirë". Sidomos bashkimi CDU/CSU e shmangin fjalën emigracion si të ishte ndonjë sëmundje epidemike, mënyrë që të mos trembin votuesit e tyre. Ndërkohë, sipas statistikave dihet që Gjermania është destinacion i dytë më i shpeshtë për emigrantët pas SHBA-së. Asnjë politikan serioz nuk e mohon sot se Gjermania është një vend i emigracionit.

Dallimi në mes qenies dhe i dëshirës

Megjithatë ka shumë që e ngatërrojnë përshkrimin e gjendjes me kërkesën. Që të thuash se Gjermania është një vend emigrantësh, nuk do të thotë që ajo duhet të bëhet e tillë. Megjithatë të paktën në politikë dhe biznes duket se shumica i përgjigjet kësaj pyetjeje me shumicë dërrmuese po. Aty shtrohet pyetja tjetër ÇFARË emigrantësh dëshiron vendi. Një debat i tillë i gjerë social është tejet i vonuar. Vende të tjera kanë formuluar shumë më herët se Gjermania kriteret e përzgjedhjes dhe i zbatojnë ato. Sepse ka një garë ndërkombëtare për punëtorë të kualifikuar.

Christoph Hasselbach

Christoph Hasselbach

Kush duhet të qëndrojë jashtë?

Kush e mirëpret këtë hapje të re, duhet të jetë megjithatë i vetëdijshëm për disa pasoja. Së pari, cili thotë kë dëshirojmë, kush është i mirë dhe cilin nuk e dëshiron. Dhe këtu përzihen lehtë rekrutimi i punëtorëve me azilin politik, në të cilin interesi ekonomik i shtetit nuk ka rol për të luajtur. Politikanët dhe liderët e biznesit e kanë kuptuar shpejt se edhe në radhët e azilkërkuesve ka njerëz që mund të jenë shumë të vlefshëm për ekonominë gjermane, në qoftë se u lejohet të punojnë. Çështja nëse ata kanë të drejtën e strehimit politik, pas këtij argumenti, nuk shtrohet më aspak. Problemi është se vlera e refugjatit - një njeriu - llogaritet shumë shpejt vetëm sipas kualifikimeve të tij.

Shtete fituese dhe humbëse

Së dyti, duhet të kemi parasysh se konkurenca ndërkombëtare për më të fortët dhe të zgjuarit në botë, i ndan shtetet në fitues dhe humbës për një kohë të gjatë. Vendet më të varfra humbasin më të talentuarit, ata vuajnë nga rrjedhja e trurit. Vendet e pasura, mund të shpresojnë për një ushtri punonjësish relativisht të paguar me paga të ulëta, por shumë të motivuar. Kohët e fundit media: shkruante se në qytetin anglez të Mançesterit punojnë më shumë mjekë nga Malavi sesa në Malavi vetë. Nëse ky rast është i vërtetë, mbetet të shihet.

Integrimi i pamasë

Së fundi, duhet të konsiderojmë edhe një faktor që është ndoshta më i rëndësishmi në këtë diskutim: nëse punëdhënësit gjermanë ankohen për mungesën e punëtorëve të kualifikuar, pas kësaj, qëndrojnë sidomos interesa ekonomike dhe fillimisht kjo ka pak të bëjë me të mirën e përbashkët. Ekonomia është me fat në qoftë se ajo merr sa më shumë njerëz, të shkolluar në shtete të tjera dhe që ka më pak gjasa për të bërë pretendime, si punëtorët vendas.

Po ashtu nëse flitet për një numër emigrantësh që shkon në miliona, kush garanton që shoqëria ka mundësi t'i integrojë ata. Përveç kësaj, nuk është aspak e qartë se ekonomitve të zhvilluara do t'u duhen në të ardhmen kaq shumë punëtorë si sot. Megjithatë, njerëzit nuk është aq të lehtë për t'i dërguar përsëri larg.

E gjithë kjo nuk e kundërshton debatin për emigracionin - përkundrazi: ka ardhur koha që ky debat të zhvillohet në Gjermani seriozisht. E gjitha kjo ka lidhje me vendimet që do ta ndryshojnë shoqërinë masivisht dhe në mënyrë të përhershme. Prandaj duhet ta mendojmë me kujdes atë që po bëhet.