1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Cilësia mund pasionin

Historia e ndeshjeve legjendare të kombëtares gjermane në Botëror u pasurua me një të re. Në gjysmëfinale në Brazil 11-ja gjermane luan një ndeshje fantastike, por me këtë rriten edhe pretendimet, komenton Jens Krepela.

Të patundur në objektiv, të qartë në mbrojtje, superiorë në taktik, vetëm lavde mund të thuren për futbollistët gjermanë pas kësaj ndeshjeje, (Gjermani Brazil 7:1). Kundër Brazilit skuadra e kapitenit Lahm ofroi më të mirën e mundshme gjatë këtij Botërori. Madje duke parë edhe rëndësinë e ndeshjes dhe presionin ndaj mikpritësit, Brazil, kjo ndeshje është edhe suksesi më i madh për trajnerin, Joachim Lëw. Kurrë nuk ka pasur një rezultat më të mirë të kombëtares gjermane në gjysmëfinale. Kurrë nuk ka pasur një golashënues më të mirë se Miroslav Klose, i cili në minutën e 23-të, arriti golin e 16 në një Kampionat Botëror.

Të pjekur për titullin

Për shkak të një zhvillimi të tillë të ndeshjes, sigurisht është mjaft joshëse të shtosh lëvdatat, ende titulli nuk është fituar. Por duket se uria për fitoren e kampionatit të lojtarëve gjermanë dhe të tifozëve nuk është shuar. Kështu mund të quhet komplimenti më i madh, kur ndaj gjeneratën e "artë" përreth Schweinsteigerit dhe Lahmit rriten tani më shumë pretendimet.

Në ndeshjen e Kampionatit Botëror të 2006-s në vendlindje, kombëtarja gjermane thjesht nuk ishte aq e pjekur për të shkuar larg. Ata dështuan përballë dinakërisë italiane. Ndërsa në vitin 2010 në humbjen me Spanjën kombëtarja dukej si e paralizuar, si e mposhtur nga forca e iberikëve. Edhe në Kampionatin Europian 2012 kombëtarja e Lëw nuk ishte shumë e sigurt. Taktika ndryshoi, pastaj erdhi humbja me Italinë. Nga ky kapitull dështimesh, kombëtarja gjermane ka mësuar shumë. Megjithë disa dobësi në ndeshjen me Ganën dhe Algjerinë, ajo beson në vetvete dhe ka treguar forcën e duhur në momentin vendimtar. Një arritje, provë e pjekurisë. Pra ajo është e pjekur edhe për titullin, mund të thuhet. Megjithëse me këtë gjysmëfinale historike kombëtarja gjermane i ka vënë vetes edhe një barrë për finalen. Ajo nuk mund ta largojë tani dot më rolin e pretendentes për titullin kampion.