1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Christian Wulff presidenti i ri i Gjermanisë?

Kandidati i ri i koalicionit konservator-liberal për postin vakant të presidentit të Gjermanisë është kryeminsitri i Landit të Saksonisë së Ulët Christian Wulff.

default

Kryeminsitri i Landit të Saksonisë së Ulët Christian Wulff

Christian Wulff pritet të jetë kandidati i koalicionit qeveritar (kristiandemokrat/kristiansocial CDU/CSU dhe liberal FDP) për presidentin e ri të Gjermanisë, bëjnë të ditur burimet nga Berlini. Tri krerët e partive të koalicionit - Angela Merkel (CDU), Guido Westerwelle (FDP) dhe Horst Seehofer (CSU) - ranë dakord që ta emërojnë 50-vjeçarin si pasardhës së Hort Koehler-it, i cili në fillim të javës dha dorëheqjen nga posti. Wulf është në krye të qeverisë së Saksonisë së Ulët qysh nga viti 2003. Në se ai fiton, atëherë do të ishte presidenti më i ri në historinë e Gjermanisë.

Me kandidaturën e Wulff-it doli nga gara ministrja aktuale e Punës Ursula von der Leyen. Gjatë dy ditëve më të fundit ajo konsiderohej si kandidatja e perferuar e kancelares Merkel. Sipas raporteve të medias, njëri nga shqetësimet e lidhura me kandidaturën e saj, ishte boshllëku që do të linte ajo në qeverinë aktuale. Por një shkak tjetër thuhet të ketë qenë mospajtimi me këtë kandidatur i partisë bavareze, Unionit Kristiansocial të Bavarisë.

Partia socialdemokrate (SPD) ndërkohë e ka kritikuar kandidaturën e Christian Wulff-it. Nënkryetari i saj Hubertus Heil e quan emërimin e Wulff-it si një humbje për kancelaren Merkel. Pas shpalljes së dorëheqjes së kryeministrit të Hesenit Roland Koch, emërimi i Wulff-it është "hakmarrja e paktit të Andeve", tha politikani opozitar. "Pakti i Andeve" quhet në Gjermani një rreth jozyrtar politikanësh kristiandemokratë, ku bëjnë pjesë përveç Roland Koch, Christian Wulff, si dhe komisioneri gjerman në BE, Guenther Oettinger dhe kryeminsitri i Landit të Zarës, Peter Mueller.

Presidenti i ri Gjermanisë do të zgjidhet më 30 qershor nga Asambleja Federale. Aty marrin pjesë deputetët e parlamentit federal si dhe po aq përfaqësues të komunave, landeve si edhe njerëz të thjeshtë nga populli, që zgjidhen që më parë. Partia socialdemokrate ka paralajmëruar se do të emërojë si kandidat ish-disidentin e Gjermanisë Lindore dhe ish të ngarkaurin e parë për dokumentet e Stasi-t, 70-vjeçarin Joachim Gauk.

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

DW.COM

  • Data 03.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NhJ3
  • Data 03.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NhJ3