1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ceremoni mortore për ushtarët e rënë në Afganistan

Në një cermeoni prekëse mortore të afërmit, shokët dhe miqtë u ndanë nga tre ushtarët e vrarë gjermanë në Afganistan. Në meshën e orgnaizuar me këtë rast mori pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel.

default

Kancelarja Angela Merkel Ministri i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg, në ceremonië mortore

Me një ceremoni mortore në Selsingen në Saksoninë e Poshtme sot u kujtuan ushtarët gjermanë të vrarë në Afganistan. Krahas të afërmve në shërbesën fetare ekumenike morën pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg. Dekani ushtarak katolik Hartmut Gemmler mbajti predikimin e meshës. "E druanim këtë ditë, por shpresonim se do të na kursehej. Ç'nuk do të jepnim për të mos qenë sot këtu. Dhimbja shkon deri në të pamatshmen." - tha Gemmler. Guttenberg tha se me të afërmit mban zi i gjithë vendi. Po kaq hapur duhet diskutuar edhe për rreziqet e misionit, shtoi ai. Ngjashëm u shpreh edhe kancelarja. Me gjithë viktimat angazhimi është në interes të Gjermanisë, tha Merkel. Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të tërhiqet nga përgjegjësia për një Afganistan të qëndrueshëm, shtoi ajo. Tre parashutistët u vranë të premten e pashkëve gjatë një përleshjeje me talibanët në veri të Afganistanit.

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM

  • Data 09.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MsD5
  • Data 09.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MsD5