1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ceremoni lamtumire për Vulfin, për fat të mirë

Presidenti gjerman, që dha dorëheqjen, Kristian Vulf, u largua me nderime me një ceremoni ushtarake. Kjo ishte gjë e mirë dhe ata, që mendojnë ndryshe tregojnë shpirtvogëlsi, mendon Peter Stützle

Kommentar

Kommentar

Ndoshta ka qenë një marifet i fshehtë për hakmarrje i Kristian Vulfit, që në ceremoninë e lamtumirës dëshiroi katër pjesë muzikore në vend të tri pjesëve si zakonisht. Por të vëzhguar se si edhe këtu kritikët merakosen, se si ai edhe këtu kërkon përfitimin ai e vogël. Dhe se si ata në këtë mënyrë zbulojnë vetë shpirtvogëlsinë e tyre

Diskutimi i fundit nëse Wulffit i takonte t'i bëhej ceremonia e madhe e lamtumirës kishte diçka të padenjë, jo më pak se vetë sjellja e Wulffit, që çoi në dorëheqjen e tij. Wulf postit të presidentit, nga i cili u pushtua me ceremoni, nuk i kishte lënë asgjë mangut. Po të kishte patur diçka, ajo do të kishte dalë në dritë, nga kërkimet me lupë të gabimeve në këto tre muajt e fundit.

Peter Stüzle

Peter Stüzle

Të gjitha akuzat kundër Wulfit kanë të bëjnë me periudhën, kur ai ka qenë kryeministër i landit të Saksonisë së Poshtme. Ajo, që mund ta prekë Vulfin, është se paraardhësi i tij në detyrë Gerhard Schrëder, nuk ka patur lidhje me pak të afërta me patronët se pasur se Vulfi, dhe i hyrë nga kjo gjemb në këmbë. Kur "shoku i bosëve" Schrëder u largua nga detyra e kancelarit, askush nuk e vuri atë në diskutim. As pensioni i majmë, me gjithë zyrën dhe makinën, nuk ia vuri njëri në diskutim, ashtu si edhe as Helmut Kohlit megjithë aferën e donacioneve në partinë e tij CDU.

Por një dallim ka ndërmjet Vulfit dhe Shrëderit: Për shkak të akuzave të shumta prokuroria zhvillon ende hetime kundër tij. Megjithatë shumica e hetimeve të prokurorisë nuk përfundojnë me ngrijte padie dhe shumë padi përfundojnë me shpalljen e pafajësisë. E pastaj? Mos vollë ceremonia festive për largimin e Vulfit, do të duhej të përsëritej pas disa vitesh?

Jo, është mirë që Christian Vulfit tani, para zgjedhjes së pasardhësit të tij, iu bë ceremonia dinjitoze e largimit, megjithë përpjekjet në selitë e partive dhe në zyrat e redaktorëve për ta penguar dhe me gjithë zhurmën e madhe pas perdeve.

Autor: Peter Stützle
Redaktoi: Angelina Verbica