1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

CDU kërkon që Merkel të kandidojë për të katërtën herë

Megjithë mospajtimet si brenda CDU-së ashtu edhe brenda unionit për politikën e kancelares Merkel ndaj refugjatëve, konservatorët nuk kanë zgjidhje tjetër: Ata duan që Merkel t'i thotë po kandidaturës për herë të katërt.

Në Unionin Kristiandemokrat e Kristiansocial po rritet presioni ndaj kancelares Angela Merkel për të rikandiduar sërish për një mandat të ri në zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun, 2017. "Kjo është dëshira e shumicës, që Angela Merkel të jetë kandidate edhe për një mandat të ri", është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Peter Tauber për median, Funke MEdiengruppe, të shtunën (22.10). Ai po ashtu ka besim se Merkel do ta respektojë këtë dëshirë të partisë.

Deutschland Berlin Generalsekretär der CDU, Peter Tauber nach Landtagswahl (Getty Images/AFP/O. Andersen)

Peter Tauber

Edhe Manfred Weber, zëvendëskryetar i partisë kristiansociale, CSU, partia e unionit, shpesh në kurs konfrontues me Merkelin për shkak të politikës ndaj refugjatëve, është shprehur për revistën "Spiegel" se pret që Merkel të kandidojë edhe për një mandat të katërt. "Angela Merkel është kandidatja jonë." Politikani kristiansocial shprehet se "ai dëshiron që ky konfirmim të vijë sa më shpejt." Nëse Merkel kandidon edhe njëherë, ajo e ka mbështetjen e partisë simotër, CSU, ka thënë Weber.

Manfred Weber CSU EVP Europaabgeordneter (picture-alliance/tagesspiegel/Heinrich)

Manfred Weber

Vetë Merkel nuk ka deklaruar ende, nëse do të qëndrojë kryetare e partisë CDU, apo nëse do të rinkandidojë për mandatin e katërt. Sipas pikëpamjes së politikanit kristiandemokrat, Tauber, Merkel do të thotë fjalën e saj "në kohën e duhur". Kryeministrja e landit Saar, Annegret Kramp-Karrenbauer është shprehur se "ka për të pasur një kandidate dhe ajo do të zgjidhet me shumicë të qartë." Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm, Peter Tauber pret një fushatë, në të cilën Unioni do të mbrojë një politikë të qendrës, kundër një politike të socialdemokratëve, të Majtëve dhe të Gjelbërve, por pohon se "Koalicioni kristiandemokrat me të Gjelberit është një alternativë e mundshme." Unioni duhet të tejkalojë 34%, kuotën që arrihet aktualisht në sondazhet zgjedhore.