1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

CDU kërkon një pauzë konsolidimi mbas anëtarësimit të Kroacisë në BE

Mes dy partive konservatore të Gjermanisë dhe Shqipërisë, CDU-së dhe PD-së ka marrëdhënie shumë të mira. Por projektprogrami i CDU-së për zgjedhjet e Parlamentit Evropian propozon pushim zgjerimi të BE pas Kroacisë.

Kandidati i CDU-së për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, Hans Gerd Pöttering

Kandidati i CDU-së për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, Hans Gerd Pöttering

Për kryetarin e PD-së, Sali Berisha, i cili para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri do të kishte dëshirë të mblidhte disa pikë pozitive duke shtruar kërkesën për anëtarësim në BE, kryetarja e simotrës gjermane të partisë së tij, nuk ka asnjë këshillë:

“Jo, jo!” i përgjigjet Merkeli pyetjes së Deutsche Welle-s, ”Çdo vend është i lirë ta vendosë vetë se kur do ta shtrojë kandidaturën, e rëndësishme është që të jenë plotësuar kushtet”.

Presidiumi i CDU-së sapo ka miratuar projektprogrami për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, më 7 qershor. Bashkimi Kristiandemokrat (CDU), si pjesë e Partisë Popullore Evropiane, ka caktuar për kandidatin kryesor kryetarin aktual të Parlamentit Evropian, Hans Gerd Poettering, të njëjtin si në vitin 2004.

Pesë vjet më vonë, jo vetëm kandidati, por as edhe qëndrimi parimor i unionistëve ndaj politikës së zgjerimit nuk kanë ndryshuar: Për Turqinë, ndërkohë kandidate, kërkohet i ashtuquajturi “partneritet i fqinjësisë së mirë”, ndërsa vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kroacisë, u bëhet me shenjë të kenë durim:

Unë jam për një fazë konsolidimi, mbasi të ketë hyrë në fuqi marrëveshja e Lisbonës", tha Hans Gert Pötteringu të hënën në Berlin. " Kemi nevojë për forcim të brendshëm në shumë instanca, prandaj edhe duhet të jemi të kujdesshëm me zgjerimin e mëtejshëm.”

Ashtu si edhe katër vjet më parë, vendeve të Ballkanit Perëndimor u premtohet perspektiva evropiane.

“Kështu që nuk ka ndryshuar asgjë,” thotë Merkeli dhe shpjegon se cila llogari kohore qëndron mbas programit aktual të CDU-së:

“Programi ynë elektoral është bërë për vitet e ardhshme dhe po të marrim shembullin e Kroacisë, mund ta shohim se që nga caktimi i datës për fillimin e negociatave e deri tek anëtarësimi real, ato kërkojnë kohë. Kështu që perspektiva e anëtarësimit nuk është në kundërthënie me programin tonë”

"Kroacia është më afër anëtarësimit, prandaj e kemi përmendur atë enkas,” shton Merkeli, duke vënë në dukje kështu dallimin e madh me dëshirës parimore, pra perspektivës evropiane, dhe mundësisë faktike të anëtarësimit. Kjo varet në masë të madhe edhe nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së Lisbonës, e cila ende nuk është e sigurt. Prandaj, Hans Gerd-Poetteringu paralajmëron:

“Me rëndësi është që vendet e Ballkanit perëndimor kanë një perspektivë për anëtarësim në BE-, e cila u nevojitet për përparimin e reformave në vend. Por do të kërkojë një kohë shumë shumë të gjatë, derisa ajo të realizohet”.

  • Data 17.03.2009
  • Autor Anila Shuka/ Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HEF7
  • Data 17.03.2009
  • Autor Anila Shuka/ Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HEF7