1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

CDU-ja vendos për Serbinë më 25 qershor

Në klubin e deputetëve të Partisë kristiandemokrate të Gjermanisë, CDU, thonë se ende nuk është marrë vendimi për Serbinë. Vendimi i tyre do të merret më 25 qershor.

Para 25 qershorit nuk mund të flitet për ndonjë vendim definitiv të Gjermanisë lidhur me mundësinë që Serbisë t'i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendimi i Partisë Kristiandemokrate të Gjermanisë (CDU), për mundësinë që Serbisë t'i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave me BE-në, do të merret me 25 qershor, në takimin e deputetëve të kësaj partie. Kështu shprehen për Deutsche Wellen përfaqësuesit e kabinetit të deputetit kristiandemokrat Günter Kirchbaum, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Bundestagut për çështje evropiane.

Në këtë moment nuk mund të flitet për një datë konkrete apo për periudhën të cilën CDU-ja do të propozojë si kohë para marrjes së vendimit definitiv për fillimin e negociatave mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Vendimi do të merret në seancën e Bundestagut me 27 qershor, ndërkohë që qëndrimi definitiv i kristiandemoratëve nuk do të dihet para 25 qershorit.

Ishte ky komenti i përfaqësuesve të kabinetit të Kirchbaum si reagim ndaj njoftimit të agjencisë së lajmeve DPA, ku thuhet se Serbisë nuk do t'i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, para vitit 2014.