1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

CDU fiton zgjedhjet rajonale me shumicë të madhe votash

CDU fitoi të dielën me një shumicë të madhe votash zgjedhjet në Landin e Zarës. Kjo fitore thellë e ka dekurajuar kampin socialdemokrat, që kërkon t'i fitojë sivjet zgjedhjet parlamentare.

Annegret Kramp-Karrenbauer - kryeministrja e vjetër dhe e re e CDU-së në Landin e Zarës

Annegret Kramp-Karrenbauer - kryeministrja e vjetër dhe e re e CDU-së në Landin e Zarës

Në zgjedhjet në landin e Zarës (Saarland), kristjandemokratët e kancelares Merkel fituan sipas të rezultateve jopërfundimtare 41 përqind të votave. Ndërsa socialdemokratët arritën të marrin vetëm 29 përqind të votave. Këto të dhëna jopërfundimtare i publikoi kanali i parë i televizionit gjerman, ARD.

Landi i Zarës në kufi me Francën ka një popullatë të vogël prej një milion banorësh. Pas ndryshimit me sukses të strukturës ekonomike të këtij landi minierash të qymyrit, zgjedhësit po shpërblejnë prej disa vjetësh koalicionin e madh partiak të CDU dhe SPD në pushtet.  Por kudo në Gjermani zgjedhjet e landit të Zarës u panë si parashikuese të tendencës së përgjithshme për zgjedhjet parlamentare që në Gjermani janë në shtator. Në këto zgjedhje kancelarja Merkel kandidon për një mandat të katërt si kancelare.

Sondazhet dhe realiteti - të ndryshme

Me zgjedhjen e Martin Schulzit si kryetar të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD) dhe si kandidat për Kancelar, SPD ka shënuar rritje të konsiderueshme mbështetjeje në sondazhe. Për herë të parë prej shumë vitesh, SPD u shkëput nga kuota 25-27% dhe ka arritur së fundi kuotën 31 përqind. CDU-ja sipas sondazheve ka të sigurtë 30 përqind të votave.

Por zgjedhjet treguan se realiteti dhe sondazhet mund të mos përputhen. Gjermania nuk ka probleme të mëdha ekonomike, që t'i detyrojnë zgjedhësit ta largojnë CDU/CSU nga pushteti dhe t'i zëvendësojnë ato me një forcë apo me koalicion forcash të tjera politike. Çështja e sigurisë është prioritare për shumicën e votuesve në Gjermani dhe tradicionalisht partitë konservatore konsiderohen të afta për t'u përballur me këto probleme. SPD ende nuk ka publikuar një program të qartë për atë që dëshiron të bëjë ndryshe në Gjermani, por vetëm disa ide dhe korrigjime të politikave të deritashme.