1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

CDU diskuton mbi të ardhmen e Evropës dhe pagën minimale

15 Nëntor 2011

Angela Merkel kërkon në Kongresin e Unionit Kristian Demokrat, CDU, më shumë përgjegjësi të përbashkët evropiane dhe më shumë kontroll të buxheteve.

https://p.dw.com/p/13AV3
Sachsen/ Das Logo der CDU steht am Montag (14.11.11) in Leipzig auf dem 24. Bundesparteitag der CDU vor einem Informationsstand. Der kuenftige Europa-Kurs der CDU, das Thema Mindestloehne und neue Wege in der Bildungspolitik stehen im Mittelpunkt des 24. Bundesparteitags der Christdemokraten. (zu dapd-Text) Foto: Norbert Millauer/dapd
Kongresi i Unionit Kristian Demokrat, CDU, në LajpcigFotografi: dapd

Patosi apo ndjenjat nuk kanë vend tek Angela Merkeli. Fjalimet e kacelares në kongreset e partisë nuk janë fjalime retorike si fishekzjarre, por të matura, dhe të thata. Por kur vjen fjala për ndryshimet në Gjermani dhe Evropë Merkel bëhet si rrallë herë dramatike.

Evropa tha Merkel ka një fat të përbashkët në botën globale, dhe tani është momenti për të vepruar, prandaj çdo moment është moment për të ecur përpara dhe kjo është arsyeja, pse duhet që në shtëpi të bëjmë atë që është e domosdoshme dhe e përbashkët për Evropën, për vlerat që janë vlera, dhe që duhen mbrojtur.

Kërkesat e Merkelit në lidhje me krizën e euros: më shumë përgjegjësi e përbashkët evropiane, më shumë kontroll të buxheteve të shteteve individuale, një taksë e transaksioneve financiare për zonën e euros.

"Ne duam që në BE të ketë mekanizma të vërtetë sanksioni, që të veprojnë në mënyrë automatike dhe që të ekzistojë mundësia që nëse dikush nga vendet e BE shkel Paktin e Stabilitetit dhe të Rritjes ekonomike, të ketë vërtetë të drejta ndërhyrjeje dhe të ekzistojë e drejta e ankimit ndaj tyre pranë Gjykatës Evropiane të Drejtësisë pra që gjërat të mos kalojnë thjesht si të parëndësishme. "

Kancelarja Federale gjermane Angela Merkel i bëri thirrje partisë së saj dhe gjithë Gjermanisë që të tregojnë gatishmëri për ndryshim dhe për reforma. Jetojmë kohë të ndryshimeve epokale, tha Merkeli para 1000 delegatëve në kongresin e CDU-së në Lajpcig.

Die CDU-Vorsitzende und Bundeskanzlerin Angela Merkel spricht am Montag (14.11.2011) in Leipzig auf dem CDU-Parteitag. Vom 14.-15.11.2011 findet in Leipzig der 24. Bundesparteitag der CDU statt. Foto: Peter Kneffel dpa/lsn/lni
Angela MerkelFotografi: picture-alliance/dpa

Angela Merkel bëri një bilanc pozitiv të punës së qeverisë. Ajo deklaroi se CDU mbetet në qëllimin e saj për të arritur punësim të plotë në Gjermani. Sipas Merkel fakti që Gjermania është sot një spirancë stabiliteti dhe lokomotivë e rritjes në Evropë ka qenë edhe një meritë e kristiandemokratëve.

Në mosmarrëveshjen lidhur me futjen e një page minimale për sektorët pa marrëveshje kolektive, para fillimit të Kongresit të CDU-së u arrit të dielën në mbrëmje të shmangej një konflikt i hapur. Sipas kompromisit, hartimi i konceptit për pagën minimale duhet të bëhet nga një komision i partnerëve kontraktues. Këtu gjithashtu do të ketë ndryshime sipas specifikave industriale, apo rajonale.

"Asnjë prej nesh nuk dëshiron një pagë minimale të përcaktuar politikisht me statut dhe të përbashkët për të gjitha degët. Ne jemi të bindur se kontratat kolektive dhe autonomia e tarifave si pjesë e ekonomisë sociale të tregut është një komponent thelbësor dhe se këto duhet të forcohen."

Autor: Darius Cierpialkowski

Redaktoi: Elert Ajazaj