1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Caritas për gjendjen e refugjatëve në Evropën Juglindore

Organizata e ndihmës Caritas është aktive në të gjithë botën me projekte ndihme. Kjo organizatë është një seizmograf për situatat e krizave. Caritas ka paralajmëruar në Berlin për gjendjen e refugjatëve në Ballkan.

Kriza e refugjatëve nuk është kapërcyer - megjithë marrëveshjen BE - Turqi, paralajmëroi organizata katolike e ndihmës Caritas në konferencën vjetore në Berlin. Ende qindra mijëra refugjatë janë të strehuar në kushte katastrofale në shtetet ballkanike, tha Presidenti i Caritasit, Peter Neher. Sipas organizatës së refugjatëve të OKB-së, UNHCR, numri i refugjatëve këto ditë në ato vende është 50.000. Shumë banojnë në strehime emergjence, kampeve zyrtare refugjatët u bëjnë bisht nga frika e dëbimit. Njerëzit shpresojnë, tha Neher, se dikur do të gjendet një e çarë për t'u arratisur drejt Veriut. BE duhet t'i mbështesë vendet e Ballkanit si dhe Greqinë më mirë financiarisht se deri tani, sepse ato janë të mbingarkuara me furnizimin e refugjatëve.

Në mënyrë kritike, organizata e themeluar në vitin 1897 u shpreh për marrëveshjet e ndryshme për refugjatët. BE nuk duhet ta përcjellë përgjegjësinë në shtete të treta si Libia, duke iu ofruar atyre para për sigurimin e kufirit, tha Neher.

Problem: organizatat e ndihmës nuk lejohet të ndihmojnë

Drejtuesi i Caritas International, Oliver Müller paralajmëroi për një katastrofë të re humanitare në Siri. Organizata ndihmëse si Caritasi nuk kanë akses tek rreth 600.000 refugjatë në vend, tha Müller në intervistë me DW. "Askush nuk e njeh situatën". Shkaku: disa grupe të armatosura i vënë pikëpyetje neutralitetit të organizatave ndihmëse si Caritas, kështu që atyre nuk u lejohet aksesi te refugjatët.

Peter Neher Präsident des Deutschen Caritasverbands

Peter Neher

Veçanërisht e dëshpëruar është gjendja aktualisht në jug të Sirisë, në kufi me Jordaninë. Rreth 100.000 njerëz presin në kufi që të lejohet të hyjnë në Jordani. Por qeveria e atjeshme nuk pranon t'i lejojë - nga frika për luftëtarë të mundshëm të Shtetit Islamik midis refugjatëve. Vërtet që OKB-ja lejohet të ndihmojë me ushqime. Por njerëzve duhet t'u mundësohet hyrja në Jordani, kërkoi Caritas.

Më shumë donacione

Që prej fillimit të luftës në Siri, Caritasi mbështet projekte ndihme në vend dhe në shtetet fqinjë. Në bazë të të dhënave të saj, me punën e saj organizata arrin atje më shumë se një milion vetë. Si shumë organizata të tjera të ndihmës, edhe Caritasi përfitoi me krizën e refugjatëve vitin e kaluar nga rritja e gatishmërisë për donacione. Në vitin 2015 të ardhurat u rritën me 24 përqind, në 85 milionë euro.