1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Capf: Raporti i KE-së shenjë transparence

Deputetja e parlamentit gjerman dhe anëtarja e Grupit ndërkombëtar të krizave, Ute Capf mbi procesin e integrimit të Maqedonisë pas raportit të KE-së dhe zhvillimet në rajon

default

Ute Capf, politikania socialdemokrate

Pas raportit të BE-së i cili nuk ishte aq optimist në tërësi për vendet e Ballkanit perëndimor, deputetja e parlamentit gjerman dhe anëtarja e Grupit ndërkombëtar të krizave, Ute Capf (Ute Zapf) shprehet mbi shanset e Maqedonisë në BE, çështjen e Kosovës dhe problematiken e veriut maqedonas. Ajo e vlerëson si mjaft të rëndësishëm konsensusin politik në Maqedoni.

Capf "Mosmarrëveshjet mes partive të ndryshme janë shtuar që nga krijimi i qeverisë së re duke bërë që të mungojë edhe konsensusi politik, sepse partitë janë ndjerë të veçuara saqë ka rrezik për tensione të reja. Ta sqarojmë, sigurisht nga ana formale demokratike është e pranueshme që të lidhen koalicionet, ku njëra parti, në këte shqiptare, të mbetet jashtë tij, ndoshta edhe ajo më e madhja. E parë nga ana psikologjike për procesin e një shoqërie të organizuar multietnikisht që ndodhet para reformave të mëdha, që duhen implementuar si procesi i Ohrit nuk është mirë që të ndërpritet fryma e konsesusit."

Notat jo aq inkurajuese që Bashkimi Evropian i ka dhënë Maqedonisë e rajonit me raportin e fundit të tij sipas politikanes sociademokrate, Ute Capf nuk do të thonë izolimin e Maqedonisë, por aty tregohet se ku janë deficitet.

"Kjo është një shenjë transparence që është e nevojshme. Nuk ka kuptim tani të thuhet, se meqënëse kemi tani një periudhë të vështirë do të ulen kërkesat. Kjo nuk rruga e duhur e parë në perspektivë."

Por si është perspektiva në plan afatgjatë?

Capf: "Mendoj se Maqedonia krahasuar me kandidatet e tjera Turqi dhe Kroaci dhe nga të gjitha vendet e Ballkanit ka shanset më të mira krahasuar më vendet e tjera, sepse ky vend ka bërë një hop të madh përpara me implementimin e marrëveshjes së Ohrit."

Ute Capf shprehet edhe mbi zhvillimet në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, zhvillimet që nuk janë aspak optimiste në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje.

"Është një çështje e vështirë, por unë mendoj se deri në minutën e fundit duhen bërë përpjekje dhe propozime që të mund arrihet një zgjidhje përmes negociatave. Gjermania po përpiqet mjaft për të gjetur një kompromis ne negociata. Nëse do të mbërijmë në të nuk mund të thuhet aktualisht asgjë".

Është raportuar edhe për shfaqjen e personave të armatosur mes shqiptarëve ka pasur edhe shkëmbime zjarri në veriun e vendit, shprehet Ute Capf, duke shtuar se kjo e bën të nevojshëm rivendosjen e një konsesusi bazë në shoqëri, ku të gjithë të ndjehen të integruar, edhe në zhvillimet parlamentare. Zhvillime të tilla politikania socialdemokrate Capf i cilëson të rrezikshme:

"Dëshiroj që të fillonte sërish procesi i dialogut i cili do të mundësonte një zgjidhje të arsyeshme."

  • Data 07.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C5Jy
  • Data 07.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C5Jy