1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Cameron Obama: Unitet të plotë në çështjet qendrore

Kryeministri britanik David Cameron u takua në Uashington me presidentin amerikan Barack Obama. Në prag të takimit u rindez diskutimi për faljen para një viti të atentatorit libian të atentatit në Lokerbie.

default

Barack Obama dhe David Cameron

Në vizitën e parë zyrtare të Cameronit në SHBA tema qendrore ishin lufta në Afganistan dhe katastrofa e naftës në Gjirin e Meksikës, e cila është shkaktuar nga koncerni britanik BP.

Gjuhëshpatë, gazmor dhe nga ana retorike në top formë u prezantua David Cameron pas vizitës së tij premierë në Shtëpinë e Bardhë. Pothuajse sikurse donte të dëshmonte se paraqitjet publike mund t'i zotërojë më mirë se presidenti Obama. Presidenti amerikan personalisht e ka shoqëruar dhe i ka treguar dhomat e vajzave Sasha dhe Malia:

"Jam i impresionuar se sa të pastëra ishin dhomat e fëmijeve të familjes Obama", - bëri shaka kryeministri britanik. Rregullin në familjen Obama do tua përcjell fëmijëve të mi si shembull, tha Cameron para se të kalonte në temën delikate për koncernin britanik British Petrolium.

David Cameron und Barack Obama

"Me presidentin Obama ishin qindpërqind të të një mendimi se British Petrolium e ka për detyrim të mbyllë vrimën e shpimit të naftës, të mënjanojë dëmet ambientale dhe të zhdëmtojë viktimat." Por njëkohësisht Cameroni theksoi se: "BP është një koncern shumë i rëndësishëm. Dhe atë në masë të njëjtë si për ekonominë britanike ashtu dhe për atë amerikane." Prandaj koncerni BP nuk duhet që të shkatërrohet si pasojë e kërkesave gjigante për zhdëmtim.

Mendim i përbashkët lidhur me Afganistanin dhe faljen e Abdel Baset al Megrahi

Uniteti sundonte në mes të Cameronit dhe Obamas edhe në temën e dytë të diskutueshme britaniko-amerikane. Vrasësi masiv dhe atentatori i Lockerbie-së Abdel Baset al Megrahi është falur dhe liruar nga autoritetet skoceze dhe është kthyer të jetojë i lirë në Libi falë presionit të koncernit energjitik BP, është akuza e senatorëve amerikanë. Në mënyrë që koncerni britanik të lidhë një marrëveshje nafte me Libinë. Lidhur me këtë kryeministri britanik: "Përpjekjet e mundshme të British Petrolium për të ndikuar në lirimin e atentatorit të Lokerbie-së janë një çështje e koncernit energjetik." Vendimi për lirimin e vrasësit më të madh masiv në historinë britanike ishte me të vërtetë i gabuar por formalisht korrekt, tha Cameron. Ndërsa presidenti amerikan shtoi se: në fakt lirimi i atentatorit të Lokerbie-së ishte një vendim i gabuar. Për këtë palët janë dakord. Dhe ky unitet është vendimtar.

Unitet të plotë kishte edhe lidhur me Afganistanin. "Britania e Madhe është aleati më i fuqishëm me trupa i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afganistan", theksoi Obama.

Autor: Ralf Sina/Esat Ahmeti
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 21.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OQgg
  • Data 21.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OQgg