1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Cameron: Më pak Evropë

Referendum mbi marrëdhëniet e ardhshme të britanikëve me Bashkimin Evropian, kjo qe ideja që shprehu kryeministri konservator britanik, David Cameron në një artikull për gazetën "Sunday Telegraph".

Britain's Prime Minister David Cameron waves as he arrives to give evidence to the Leveson Inquiry into the ethics and practices of the media, at the High Court in London June 14, 2012. REUTERS/Olivia Harris (BRITAIN - Tags: POLITICS MEDIA CRIME LAW SOCIETY)

David Cameron

Sipas kryeministrit Cameron "Britanikët nuk janë të lumtur me gjendjen dhe edhe ai nuk është, - prandaj ai është i gatshëm të organizojë në momentin kur të jetë koha e duhur, një referendum në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme mes Britanisë së Madhe dhe BE. "Këto dy fjalë Evropa dhe referendumi" nuk kanë pse të përjashtojnë njëra-tjerën tha kryeministri britanik.

David Cameron u shpreh se është për një pozicion "tjetër, fleksibel dhe më pak të rëndë" se deri tani të Britanisë së Madhe në BE. Gjithësesi Cameron është kundër që në një referendum të votohet për daljen e vendit të tij nga BE-ja. Anëtarësia në BE është në interes të Londrës - tha Cameron. Si vend tregtar Britania e Madhe ka nevojë për "hyrje të pakufizuara" në tregjet evropiane si dhe të drejtën për të thënë fjalën e saj në lidhje me rregullat për këtë treg.

Berlin/ Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) und der britische Premierminister David Cameron geben am Donnerstag (07.06.12) im Bundeskanzleramt in Berlin im Anschluss an ein Treffen ein Pressestatement. (zu dapd-Text) Foto: Clemens Bilan/dapd

Angela Merkel dhe David Cameron

Nuk ka "pak Evropë" tha Cameron por ka "shumë Evropë". Sipas tij ne BE ka "shpenzime tepër të larta, shumë burokraci, shumë ndërhyrje dhe përzjerje në çështjet dhe në kompetencat e shteteve anëtare, të shoqërisë civile, apo të individëve, çështje të cilat duhet t'u lihen atyre në dorën e tyre."

Sipas një sondazhi të kohëve te fundit të gazetës britanike "Times" gjysma e britanikëve dëshiron që të votojnë sa më shpejt të jetë e mundur në lidhje me marrëdhëniet me BE-në, kurse 81 për qind ishin për një votim në "vitet e ardhshme."

Britania e Madhe është anëtare e BE-së, por jo anëtare e eurozonës dhe e marrëveshjes së Shengenit.

dpa/afp

  • Data 02.07.2012
  • Autor Pandeli Pani
  • Fjalët kyç Cameron, Evropa
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15Owo
  • Data 02.07.2012
  • Autor Pandeli Pani
  • Fjalët kyç Cameron, Evropa
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15Owo