1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Butler: Politikanët të fokusohen që të gjejnë një zgjidhje së bashku

Natasha Butler zëdhënëse e Komisionerit të BE-së për Zgjerimin, Stefan Füle bën thirrje për hetime të pavarura të ngjarjeve në Shqipëri.

default

Natasha Butler, zëdhënëse e Komisionerit të BE-së për Zgjerimin, Stefan Füle

Deutsche Welle: Cilat janë hapat që Komisioni i BE-së do të ndërmarrë për ta ndihmuar Shqipërinë të dalë nga kriza?

Natasha Butler: Unë do të doja fillimisht t`u referohesha dy deklaratave që ne bëmë ditën e premte, një nga delegacioni lokal në Tiranë dhe një deklaratë të përbashkët të Komisionerit Füle dhe përfaqësueses së Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton. Në parim BE-ja u bëri thirrje forcave politike që të qetësohen, u bëri thirrje demostruesve të jenë të përgjegjëshëm dhe të respektojnë ligjin dhe rendin. Ne mbështesim parimin e hetimeve, por ato duhen realizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse. Në përgjithësi ne konsiderojmë që dalja nga kriza e tanishme duhet të marrë fund menjëherë në kuadër të partive politike. Po kështu ato duhet të fokusohen në axhendën e BE-së, në mënyrë që Shqipëria t`i afrohet perspektivës evropiane duke u bazuar në interesat evropiane të qytetarëve shqiptarë.

Ne jemi duke e ndjekur situatën me shumë kujdes, si nga delegacioni i BE-së në Tiranë ashtu edhe nga Brukseli. Në parim, ju më pyetët mua çfarë jemi duke bërë tani: Ne bëjmë thirrje të vendoset qetësia. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme të shmanget përsëritja e dhunës që kërkoi humbje jetësh dhe plagosje ditën e premte dhe është e rëndësishme për politikanët udhëheqës në Shqipëri të fokusohen tek një zgjidhje, të cilën mund ta gjejnë së bashku, duke punuar me përgjegjësi së bashku në mënyrë që të dalin nga udhëkryqi politik ku gjenden tani.

Deutsche Welle: A mendoni se zhvillimi i zgjedhjeve të reja mund të ishte një zgjidhje?

Natasha Butler: Unë nuk mund të bëj komente për zhvillime të së ardhmes. E rëndësishme është që procesi demokratik të mos bëhet me zgjidhje politike që aktualisht janë bërë. Ekzistojnë një numër rekomandimesh të bëra nga OSBE, ODHIR dhe është e rëndësishme për autoritetet shqiptare që të zbatojnë rekomandimet. Aktualisht, me sa dimë ne, këto rekomandime nuk janë zbatuar. Kështu është e rëndësishme që në përgatitjet për zgjedhjet e tjera lokale, që do të zhvillohen në muajin maj, këto rekomandime të merren seriozisht nga qeveria shqiptare.

Deutsche Welle: A mund të ndihmojë BE në zhvillimin e hetimeve?

Natasha Butler: Kjo varet nga autoritetet shqiptare, të cilat duhet të sigurojnë zhvillimin e hetimeve transparente dhe të ndershme. Në sytë tona hetimet duhet të jenë tërësisht gjithëpërfshirëse. E rëndësishme është që të respektohet kuadri ligjor, të respektohet ligji dhe rendi, që hetimet të bëhen plotësisht të pavarura dhe transparente dhe që autoritetet duhet të bashkëpunojnë tërësisht për këtë.

Intervistën e zhvilloi Aida Cama

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 24.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/1027J
  • Data 24.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/1027J