1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bushi viziton Lindjen e Mesme

Sebastian Engelbrecht / Tel Aviv (BR)7 Janar 2008

Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, nis sot të martën (08.01) turin e vizitave në Lindjen e Mesme. Gjatë nëntë ditëve të vizitave ai synon të mbështesë përpjekjet e vështira për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve.

https://p.dw.com/p/ClZw
Xhorxh W. Bush
Xhorxh W. Bush


Bushi me siguri që nuk do të shfaqet në Gazë. Gjatë ditëve të fundit trupat e Hamasit islamist dhe të ushtrisë izraelite kanë zhvilluar luftime të ashpra përgjatë brezit bregdetar: në Kan Juniz, në Rripin e Gazës dhe në Beit-Hanoun. Gjatë ofensivës izraelite çdo ditë kanë gjetur vdekjen militantë palestinezë si dhe civilë. Vetëm ditën e enjte (03.10) dhe të premten (04.01) ushtria izraelite vrau së paku 11 vetë.

Luftëtarët palestinezë kanë shënuar sukses ushtarak

Qëllimi i Izraelit është që të ndalojë sulmet me predha nga Gaza. Por as sulmet nga ajri, as lufta me helikopterë dhe as kontrollet në tokë nuk kanë pasur sukses. Luftëtarët palestinezë madje kanë shënuar një sukses ushtarak. Një raketë Katjushë e hedhur nga Gaza të enjten (03.01) kapërceu distancën e 16 km e gjysmë, një distancë e pa arritur deri më sot. Predha goditi në Veri të qytetit izraeilit Ashkelon në një fushë me të mbjella. Një oficer i policisë izraelite i bëri ekspertizën predhës së hedhur dhe sipas të dhënave të palës izraelite arma është prodhim iranian: "Kemi të bëjmë me një objekt, që e njohim. Ne i dimë mundësitë e kësaj arme. Kjo ka goditur në mëngjes duke arritur për herë të parë në pikën më veriore."

250.000 izraelitë janë kërcënohen nga sulmet palestineze

Tani nuk janë vetëm banorët e qytetit Sderot, por edhe ata të Ashkelonit, që i trëmben raketave Katjushë dhe Kasam. 250.000 izraelitë janë tani të kërcënuar prej sulmeve palestineze, thotë Mark Regev, zëdhënës i kryeministrit të Izraelit: "Terroristët në Gaza kanë sulmuar me raketë duke goditur në qytetin Ashkelon, atedhu i mëse 120.000 banorëve. Ky është shkallëzim. Ata e kanë zgjeruar rezen e veprimit dhe kështu nuk mund të vazhdohet. Çdo qeveri duhet të mbrojë qytetarët e vet dhe ne jemi të detyruar të mbrojmë popullin tonë. Terroristët me paramendim hedhin raketat ndaj qendrave të banuara dhe kanë për qëllim të vrasin sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Ne duhet t´i ndalojmë ata."

Jetë e rrezikshme për njerëzit në territoret palestineze

Më e rrezikshme se në Izrael vazhdon të jetë jeta për njerëzit në territoret palestineze. Në Jordanin Perëndimor presidenti i SHBA do ta shohë situatën vet nga afër duke vizituar Ramallahun në Veri të Jeruzalemit. Në një intervistë me gazetën hebreje "Jedioth Achronoth" Bush tha, se pret që Izraeli të mos i ndërtojë vendbanimet e miratuara. Ai pret nga qeveria e Izraelit gjithashtu, që ajo t´u prembahet premtimeve. Kryeministri izraelit Olmert të enjenten(03.01) siguroi mbretin e Jordanisë Abdullah, se Izraeli nuk do të ndërtojë vendbanime të reja dhe nuk do të konfiskojë më toka në territoret e pushtuara.

E vështirë që të ketë takim tresh Bush - Abaz - Olmert

Gjatë javës vështirë se do të mund të realizohet takim tresh mes Bushit, presidentit palestinez Abaz dhe kryeministrit Olmert. Tani për tani ende s´ka ardhur koha për këtë. Por së shpejti, një gjë e tillë do të realizohet beson Bushi.

Pyetjes së gazetës "Jedioth Achronoth", nëse në fund të mandatit të tij presidencial do të arrihet në një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve, Bushi iu përgjigj me po, sepse ai është njeri optimist.