1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Bushi në Izrael

Turi i presidentit të SHBA në Lindjen e Mesme gjen jehonë në shtypin gjerman.

default

Gjatë vizitës së Bushit në Jeruzalem pati protesta nga palestinezët e Izraelit.

Lidhur me vizitën e parë të presidentit të SHBA, Xhorxh Bush në Izrael gazeta "Ostsee Zeitung" që del në Rostok komenton:

"Në SHBA Xhorxh Bushi ndërkohë, ashtu si çdo president tjetër në prag të largimit nga posti dhe në fillim të luftës elektorale, në aspektin politik konsdierohet si një "pulë e lagur". Udhëtimi nëntëditor i Bushit në Lindjen e Mesme ka megjithatë vlerën e vet. Nga njëra anë synohet të vihet në lëvizje dialogu izraelito-palestinez. Nga ana tjetër Bushi synon në radhë të parë, që me aletatët arabë të SHBA nga Egjipti deri në shtetet e Gjirit Persik e në Arabinë Saudite të farkëtojë një aleancë kundër Iranit. SHBA duan ta ndalin vrullin e shtetit të Mullahëve për krijimin e një superfuqie në këtë rajon të rëndësishëm strategjik. Bushi me sa duket nuk do ta ketë aq të vështirë, që t´i tërheqë pas kursit të vet qeveritë sunite kundër tendencave shqetësuse hegjemoniale të Teheranit. Por më pak sukses premtojnë përpjekjet e Bushit për mirëkuptimin izraelito-palestinez. Këtu së fundi duhet të bien dakord palët e konfliktit. E kjo ndoshta mund të arrihet në mandatin e presidentit të ardhshëm të SHBA."


Nga komenti i "Kölnische Rundschau" shkëpusim:

"Tani Bushi në fund të mandatit presidencial po përpiqet me një akt të rëndësishëm politik të përmirësojë bilancin e politikës së jashtme katastrofale të tij. Përpjekje kjo me perspektivë të dyshimtë. Brenda vetëm një viti duhet të zgjidhet konflikti disa dhjetra vjeçar dhe i lënë pasdore prej tij. Një konflikt ky, për të cilin janë parashtruar në tryezë të gjitha zgjidhjet. Vetëm se në 15 vitet e fundit protagonistëve u ka munguar vullneti politik dhe guximi për të zbatuar një plan paqeje kundër rezistencës brenda radhëve të tyre. Ndërkohë shanset në sfondin e shpresave të mëdha të zhgënjyera dhe të radikalizimit të forcave ekstremiste janë më keq se asnjë herë tjeetër. Por siç e dimë shpresa vdes e fundit."

  • Data 10.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CnAs
  • Data 10.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CnAs